Pages

Wednesday, December 23, 2009

Evelina

Një grua e asaj kohe…



"Qëllimi im ishte të shkruaja një kapitull të historisë morale të vendit tim dhe zgjodha Dublinin për ta bërë këtë meqë qyteti për mua është qendra e paralizës” shkruan vetë Joyce-i. “Unë jam përpjekur ta jap atë në katër aspekte të ndryshme: fëmijëria, adoleshenca, pjekuria dhe jeta publike.”
Tregimi i shkurtër "Evelina" qëndron mes adoleshencës dhe pjekurisë. I shkruar më 1914, paraprin të drejtën së votës së grave në Irlandë, kërkesë që zgjaste prej katër vitesh. Protagonistja dhe titulli i tregimit, “Evelina”, është thellësisht e ndikuar nga çështjet e feminizmit në atë periudhë. Këto ide feministe janë ilustruar tek marrëdhëniet e Evelinës me familjen dhe të dashurin e saj, po ashtu edhe me pritshmëritë që ka shoqëria prej saj si dhe detyrat dhe obligimet që ka ajo.
Evelina është si shumë bashkëmoshatare të kohës së saj në Irlandën e fillim shekullit të njëzetë. Me nënën që sapo i ka vdekur ajo është e detyruar të kujdeset për shtëpinë, të vegjëlit e shtëpisë, gjithashtu edhe punon. Joyce-i na rrëfen se lufton të mbajë “premtimin për ta mbajtur të bashkuar familjen sa më gjatë të jetë e mundur”, një premtim të cilin ia ka bërë nënës në shtratin e vdekjes. “Asaj i duhej të punonte shumë për të mbajtur shtëpinë gjithashtu të kujdesej nëse dy vëllezërit e vegjël, të cilët i ishin lënë në kujdestari, të shkonin mirë në shkollë dhe të ushqeheshin rregullisht”. Ajo kishte një punë të vështirë dhe një jetë të vështirë. Nuk është asnjëherë e qartë se për kë Evelina kujdeset, por përshkruhet shumë qartë se ajo është e palumtur në rolin e saj prej shtëpiakeje dhe gruaje pa bashkëshort. 
Marrëdhënia e Evelinës me babain është shembulli më domethënës kur teksti shihet nga këndvështrimi feminist. Joyce-i na bën dije se babai e trajton atë ndryshe, pa respekt sepse ajo është femër. 
"Dhe tani, edhe pse ajo është mbi nëntëmbëshjetë, ndonjëherë ndjehet e kërcënuar nga dhuna e të atit" shkruan Joyce-i. "Teksa ata rriteshin ai kurrë nuk kishte harxhuar për të, siç bënte për Harry-in dhe Ernest-in, sepse ajo ishte vajzë."
Në atë kohë, femrat ende shiheshin sit ë pavlefshme në krahasim me meshkujt, të paafta për të votuar apo për të patur pushtet, kështu që babai i Evelinës nuk ishte krenar për të ashtu siç ishte për djemtë. Ai gjithashtu i merrte asaj rrogën. Kështu që Evelina planifikon të largohet nga jeta e saj monotone për në Buenos Aires me të dashurin, Frank. Ajo mbështet në shpatullat e Frank-ut gjithë lumturinë që ajo ëndërronte dhe doli në përfundimin se vetëm pot ë martohej me të do t’i shpëtonte jetës prej shtëpiakeje. “Ajo preiste të zbulonte një tjetër jetë me Frank-un” shkruan Joyce-i. “Ajo do të largohej me të me natë, për të shkuar në Buenos Aires ku e priste një jetë e lumtur dhe një shtëpi që priste për të.”
Frank-u gjithashtu i ofroi asaj mundësinë për të udhëtuar. Ai e mbush me tregime mbi udhëtimet që ka bërë dhe vetëm idea e mahnit atë.
Earl G.Ingersoll në veprën e tij “Studime mbi prozën e shkurtër” thotë se Buoenos Aires është një metaforë: “Rrëfimi e bën të qartë se udhëtimi i mundshëm në Buenos Aires, ku thuhet se ekziston një shtëpi, është metaforë për një eksperiencë të re, të cilën i dashuri ia premton Evelinës” shkruan ai. “Në një thënie sugjestionuese ku ajo mund ta perifrazonte vetë po të ishte rrëfimi në vetë të parë, ne mësojmë: “Ajo do të zbulonte një jetë të re me Frank-un.”
Por Evelina kërkon ta përdorë Frank-un si shpëtim dhe ishte e rrëmbyer nga ideja e martesës dhe sesi të tjerët do të mendonin mirë për të, tani që ajo është me një burrë. “Më pas do të martohej- ajo, Evelina” rrëfen Joyce-i. “Njerëzit do ta trajtonin me respekt tani. Ajo nuk do të trajtohej si kishin bërë me mamanë.”
Evelinën e prekte shumë ajo çka shoqëria kishte caktuar si të pranueshme për një vajzë të re. Në dyqanin ku punonte, gruas me të cilën punonte i vinte keq që ajo ishte e pamartuar. "Çfarë do të thonin në dyqan kur ta merrnin vesh se ajo, kishte ikur me një djalosh?" thotë Joyce-i. "Ndoshta do të thonë se është budallaqe, ndoshta; dhe për vendin e saj do të nxjerrin lajmërime. Znj.Gavan do të gëzohej. Ajo kurrë s’e kish honepsur atë, veçanërisht kur aty kishte njerëz që dëgjonin."
Në fund, ndërgjegjja e Evelinës nuk ishte plotësisht gati për të lënë familjen e saj, shtëpinë dhe premtimet. Joyce-i është kujdesur të shkruajë një rresht të fundit për të informuar lexuesit për rolin e saj si femër, duke deklaruar se ajo ishte “E nënshtruar, si një kafshë pa shpresë” një rol në të cilin i ati i saj dhe burra të tjerë i vinin vazhdimisht gratë.
Ingersoll thekson se skena e fundit është më domethënësja. “Është i rëndësishëm imazhi i saj me duart e ngrira e të mbërthyera fort pas hekurave”. Në këtë imazh, Evelina shihet si një femër e përulur. Ajo qëndron për t’u kujdesur për familjen, e cila për më tepër nuk e vlerëson aspak. 
"Evelina mishëron esencën e patriarkatit femëror”. Ajo e merr në konsideratë udhëtimin por i largohet kësaj experience sepse ajo e lidh atë me humbjen, largimin të cilin në fund ironikisht e kryen vetë.
Teksa e shohim “Evelinën” nën këndvështrimin feminist, aty do të dallojmë shfytëzimin e gravetë e Dublinit të shekullit të njëzetë, në marrëdhënie me familjen, të dashurin, shoqërinë si dhe detyrimet që kishte ajo.





Një tjetër këndvështrim i historisë…


Simbolizmi tek “Evelina” e James Joyce-it 

Emrat e ndryshëm të përdorur tek “Evelina” kontribuojnë në kuptimin e rrëfimit në nivel etomologjik. Emri Evelina, rrjedh nga ekuivalentimi galik i emrit Helena dhe faktikisht shumë krahasime janë bërë mes Evelinës dhe Helenës së Trojës. Megjithatë, ndryshe nga Helena, motivimi për Evelinën nuk është dashuria për Frank-un: shqetësimi më i madh për të është liria e saj. Në këtë pikë, emri i Frank-ut bëhet në një farë mënyrë kuptimplotë, emri Francis do të thotë “njeri i lirë” dhe interesimi i saj për të, vërtitet rreth faktit që aim und të jetë mundësia e saj për t’i shpëtuar fatit të së ëmës. Evelina rrëfen se nuk e dashuron Frank-un, por ajo pohon edhe faktin se aim und të jetë kandidati më i përshtashëm për t’u dashur. Emri i Frank-ut shëmbëllen me pishtarin e lirisë dhe emri i Evelinës ndoshta mund të krahasohet më historinë e Helenës së Trojës. 
Shumë personazhe të jetës së Joyce-it mund të luajnë role edhe në rrëfimet e tij, por një krahasim i madh mund të bëhet mes Evelinës dhe motrës së tij, Margaret. Përdorimi i nofkës “Poppens”, që Frank-u e përdor për të thirrur Evelinën, merr kuptimin kur zbulohen disa detaje të jetës së tij familjare. Fakti që Margaret-a thirrej “Poppie” në shtëpi mund të jetë e tëra një koinçidencë, por karakteri i Evelinës qartësisht pasqyron tipare të Margaret-ës së Joyce-it. Për shembull: mosha e saj njëzet vjeçare si dhe premtimi që ajo i pati bërë të ëmës në shtratin e vdekjes për të mbajtur familjen të bashkuar. Pikërisht ky premtim luan një rol të rëndësishëm në vendimin që ajo merr për të qëndruar në shtëpi, edhe ajo e dëshiron shumë lirinë, respekti për nën e vdekur dhe përgjegjësia për dy vëllezërit e vëgjël e mbërthen përfundimisht.
Në fund, ajo vendos të qëndrojë në jetën e saj të parathënë e të palumtur. Pamundësia për të kapërcyer ndjenjën e detyrës e bën atë përfundimisht të qëndrojë në gjendjen e mëparshme.
Këto të dhëna simbolike, si e shkuara e Joyce-it, përdorimi i emrave me kuptim dhe shenja të tjera si këto ndihjmojnë në zbërthimin e natyrës së Evelinës dhe, historisë së saj.


Përktheu: Milli Bloom

Friday, December 11, 2009

Djali pa emër tek tregimet "Motrat", "Takim" dhe "Arabia"




Personazhi pa emër i cili sheh pas në fëmijërinë e tij ndërkohë që rrëfen “Motrat” është një figurë qendrore e “Dublinasve”. Ai është personazhi i parë i veprës të cilin lexuesi e njeh nga afër. Ai shërben si model i personazheve kryesore të dy tregimeve që pasojnë (ndoshta dhe të tregimit “Të Vdekurit”), gjithashtu ai konkretizon bashkimin e temave të mëdha duke mishëruar cilësitë e kundërta.

Një djalë, është personazhi më normal me të cilin mund të fillojë një libër sepse ai përmban shumë cilësi të cilat e tërheqin lexuesin. Së pari, ai është i ndjeshëm, i ndjeshëm mjaftueshëm për të përjetuar një sërë ndjesish për moshën që ka, përfshirë këtu kombinime kontraditktore si frika dhe qëndresa (paragrafi i fundit i tregimit të parë), zemërimi dhe pasiguria (ndërkohë që e merr gjumi) dhe, veçanërisht, “ndjesia e lirisë” si kundërpërgjigje për vdekjen e mentorit të tij e cila habit atë dhe lexuesin. “Më duket e çuditshme,” thotë narratori, “që as unë e as dita nuk jemi në të pikëlluar.” Së dyti, ai është inteligjent dhe jo vetëm në kuptimin e ngushtë të fjalës. Sigurisht, ai ka mjaft mend sa për të thithur gjithë informacionet e errëta që ndante me të prifti. (Kjo gjë duket edhe në faktin që u rrit nga një rrëfimtar i artikuluar, i cili rrëfen sot për ne historinë e At Flynn-it dhe ndikimin që prifti tek ai.) Por, protagonisti i “Motrave” ka gjithashtu një të kuptuar intuitive mbi atë sesi qeniet e tjera njerëzore ndjejnë, mendojnë dhe sillen – ju mund ta quani këtë inteligjencë emocionale. “Unë e dija që isha nën vëzhgim dhe vazhdova të haja sikur lajmi të mos më kish interesuar aspak,” thotë ai pas momentit të vështirë kur merr vesh lajmin e keq për mësuesin e tij. Një çast më vonë, ai e mbush gojën me ushqim për të shmangur kundrapërgjigjet direkte me plakun Cotter. Ai ndoshta ka të drejtë në analizën që i bën situatës. Qartësisht, është koha e papërshtatshme për të mbrojtur veten apo At Flynn-in. 

Në shtëpinë e zisë, djali me kujdes vështron gjithçka që e rrethon dhe sillet jo si duhet, duke hyrë në majat e gishtave, bën sikur lutet kur sheh se atë duhet të bëjë, refuzon biskotat nga frika e të bërit shumë zhurmë teksa i ha dhe mbi të gjitha, rri në heshtje. Madje edhe të rriturit mund të jenë shpesh të ndjeshëm nga humori i ambjentit që e rrethon. Megjithatë, djali e përshkruan saktësisht atë që po ndodh në ato çaste pranë tij. Nuk është e habitshme që një djalë kaq i ndjeshëm, kaq inteligjent, do ta gjejë veten pak të huaj nga të tjerët – të përjashtuar, përfundimisht, nga familja dhe bashkëmoshatarët. Duket sikur ai bën një lidhje të gjithçkaje me gjyshin e tij, sesa me plakun Cotter, dhe thuhet se ai rrallë luan “me djaloshët e moshës së tij.” Madje edhe në shoqërinë e gjyshes së tij dhe motrave të priftit, në fund të tregimit, vihet re nga lexuesit se djali është i vetëm.

Së fundmi, përmes personazhit kryesor të “Motrave” i cili nuk e ka në dorë fatin e tij, si pjesa më e madhe e fëmijëve, por ai ka një shpirt të lirë dhe dëshiron të zbulojë natyrën e vërtetë të gjërave të cilat e bëjnë atë të të kërkojë përtej konvencioneve dhe kufijve. Ai pyet, deri aty ku ai ka aftësinë ta bëjë këtë, për ato ç’ka ai ende nuk i di. Kjo mendohet të jetë karakteristika që më sa pari e çoi atë tek prifti dhe po kjo që e çon në shtëpinë e të vdekurit dhe në fund tek arkivoli i tij i hapur. Ajo që e tërheq më shumë lexuesin tek ky personazh është energjia e tij dhe dëshira për të mësuar sa më shumë.

Tek djali pa emër i tregimit “Motrat”, James Joyce-i gjeti prototipin të cilin e rikthen të paktën edhe në dy histori të tjera, në mos tre. Kështu, djali i paraqitur në tregimiet “Takim” dhe “Arabia” ndan të njëjtat karakteristika personaliteti me protagonistin e “Motrave”, përfshirë këtu ndjeshmërinë e lartpërmendur, inteligjencën, tëhuajzimin dhe natyrën kurioze. 

Tek Gariel Conroy (protagonist i tregimit “Të vdekurit”) Joyce-i na paraqet atë çka duket si një variant i këtij prototipi: djali pa emër u rrit, u martua dhe bëri fëmijë.
Joyce-i gjithashtu paraqet temat kryesore të “Dublinasve” në kontrast, duke nxjerrë në pah të kundërtat e heronjve të tij pa emër. Paraliza haset në lëvizje, meqë tre djemtë ndërmarrin udhëtime të shkurtra - djali i parë shkon tek shtëpia e priftit, i dyti tek Pigeon House dhe i treti tek Arabia. Joyce-i nënvizon korruptimin e personazheve të rritur me qëllim krahas pastërtisë së të vegjëlve. Kur rrëfimi nis, tri djemtë e vegjël janë secili të pa prekur nga vdekja, seksi, dhimbja prej dashurisë. Në fund, edhe pse të rrethuar nga të vdekur dhe vdekja, tri djemtë pa emër pa asnjë qëllim i dorëzohen jetës. Në të kundërt, si fëmijë, ata sapo kanë nisur të zbulojnë dhe eksperimentojnë me botën dhe mrekullitë e saj dhe si fëmijë anojnë kah mirëpritja e çdo gjëje që u vjen ndesh. Tek “Motrat”, “Takim” dhe “Arabia”, Joyce-i u ofron lexuesve një paraqitje të botës së Dublinit dhe Dublinasve. Njëkohësisht, ai jep shpresë për tri protagonistët e tij pa emër. Shpresa e tij, ndoshta, ishte që lexuesi t’i mbante mend djemtë e vegjël, gjatë leximit të mëtejshëm të takimeve të errëta të Dublinasve. 


Përktheu: Milli Bloom

Sunday, December 6, 2009

Politika dhe besimi fetar: dy çështje kyç që ndikuan në krijimtarinë e Joyce-it


Politika


Lëvizja “Vetëvendosja” ( e themeluar më 1800) ishte një pjesë e rëndësishme e politikës së 35 viteve të fundit të shek. XIX në Irlandë. Kishte më shumë se një shoqëri, të cilat punonin në fshehtësi për Republikën në Irlandë. Lideri i Nacionalistëve gjatë kësaj kohe ishte Charles Stewart Parnell. Në Britaninë e Madhe nisma e “Vetëvendosjes” nuk ishte e mirëpritur sepse kërkonte ta kishte ende nën sundim Irlandën. Projektligji i tyre u rrëzua tri herë.Projektligji i parë i 1886 do të krijonte ndarjen e legjislaturës, gjë që do të jepte pushtetin e taksave dhe ndarjen nga parlamenti Britanik. Projektligji dështoi. Me dështimin e parë dhe të dytë të Lëvizjes “Vetëvendosja” shumë parti politike po dilnin në pah në përpjekje për një Irlandë me të mirë. Sinn Fein-i u bë lëvizja më e rëndësishme e vendit e cila po udhëhiqte Irlandën drejt pavarsisë. Në projektligjin e tretë “Vetëvendosja”, përfshiu edhe krijimin e policisë Irlandeze. Projektligji u pranua, por, nuk u vu në zbatim para Luftës së Parë Botërore. Më 1916 pati një revoltë në Zyrat Qendrore të Postës, e cila u quajt “Revolta e Pashkëve”. Kjo i hapi rrugë Sinn Fein-it për t’u afirmuar si parti politike dhe më e fuqishmja në Irlandë. Në këtë kohë Sinn Fein-i e deklaroi Irlandën të pavaruar nga Britania dhe shpalli ndarjen me Lëvizjen e Protestantëve të Veriut. Më 1919 Sinn Fein-i u mblodh në Dublin duke u vetëshpallur si Asambleja e Irlandës. Këtu ata shpallën pavarsinë dhe krijuan qeverinë. Duke vënë si president Eamom De Valera. Më 1920 parlamenti Britanik sanksionoi projektligjin irlandez. Kjo e bëri Irlandën me dy parlamente: një për Irlandën Veriut dhe me një tjetër 26 kontetë e tjera. Këto 26 konte do të beheshin më 6 Dhjetor të 1921 Shtetin e Lirë të Irlandës. Shteti i Lirë i Irlandës iu bashkua Ligës së Kombeve më 1923. Kjo i dha mundësinë Irlandës të dërgonte në Washington ambasadorin e saj. Përfundimisht më 1926, në Konferencën Mbretërore, Shteti i Lirë u çlirua përgjithmonë nga Britania. Me kalimin e viteve Irlanda gradualisht do të linte pas ndikimin Britanik.



Besimi tek Dublinasit 



Besimi në kohën e Joyce-it ishte qendror në jetën e Irlandës dhe kjo është një temë e cila nuk mbetet pa u vënë re tek “Dublinasit”. Gjatë gjithë shek. XIX, periudhë e cila pasoi emancipimin katolik në Irlandë, Katolicizmi u bë më tradicional dhe fortësisht konservativ. Këto zhvillime ishin drejtpërdrejtë të lidhura me dëshirën e madhe të njerëzve në atë kohë për të përqafuar trashëgiminë e tyre irlandeze, si kundërpërgjigje edhe ndaj Protestantizmit anglez. Protestanët ishin të lidhur me kolonizatorët anglezë të Irlandës apo të ashtuquajturit Anglo-irlandezë. Më tej, gjatë kësaj kohe, besimi përdorej si një simbol për nacionalistët dhe kisha mori një rol thelbësor në zhvillimin e politikës irlandeze. Si shumë gjatë asaj kohe, dhe Joyce-i u rrit si katolik: prindërit e tij ishin katolikë dhe që fëmijë ai ndoqi Kolegjin “Clongowes Wood” dhe në një pikë të jetës së atij ai kishte konsideruar madje edhe idenë për t’u bërë prift. Sidoqoftë, më vonë Joyce-i do t’i mbante shumë mëri Kishës Katolike. Në fakt, në Dublin deri në vitet 1950 ai njihej si Anti-katolik. Një shembull se kur Joyce-it u mërzit Kisha Katolike ishte kur ajo doli kundër Charles Stewart Parnell, të cilin edhe pse fëmijë Joyce-i e mbështeste fortësisht. Kisha, veçanërisht priftërinjtë irlandezë abdikuan fushatën e Parnell-it dhe në mënyrë indirekte ndikuan në vdekjen e tij. Edhe pse ai s’e paraqet gjithmonë mirë katolicizmin, Joyce-i e citon atë shpesh tek “Dublinasit”. Në fakt, besimi në përgjithësi, është një nga grackat që ai ngre për personazhet në mënyrë që të komunikojë temën e “paralizës”. Secili mund të të gjejë aluzione për katolicizmin nëpër tregimet e “Dublinasit”. Që në tregimin e parë “Motrat” flitet për vdekjen e një prifti. Në tregim, Joyce-i bën aluzione për kungatat e ndryshme që një prift duhet të mbajë. Në këtë rast, Joyce-i përshkruan sesi një prift duhet t’i përmbushë detyrat e tij fetare korrektësisht. Për shkak se në tregim ka shumë ngjasim mes priftit, At Flinit dhe vetë Joyce-it, ai mund të jetë duke bërë një krahasim mes marrëdhënies së tij me besimin dhe Kishën Katolike. Më tej, tek “Arabia”, Joyce-i shkruan se nxënësit e vegjël “u liruan” nga Vëllezërit Kristianë, në fund të ditës. Duke përdorur fjalët “u liruan” Joyce-i aludon simbolikisht për shtrëngimet e Kishës ndaj irlandezëve. Katolicizmi haste edhe tek “Kopisti”, ku djali i vogël thotw “Maria, të thërras” (një lutje Romane Katolike) që babai të ndalonte së rrahuri atë. Tek “Ditë e mardhur në komisionin e zgjedhjeve”, At Kolin thirret “delja e zezë” dhe këtu Joyce-i shpreh aspektin e hipokrizisë në fe. Në fund, tek “Një nënë”, sipas një analizë të bërë nga William York Tindall në librin e tij “Dublinasit e Joyce-it”, mbron idenë se Ketlin mund të simbolizojë Irlandën dhe nënën e saj autoritare, Kishën. Si përfundim, besimi luajti një rol të veçantë në jetën e Joyce-it po ashtu edhe të Dublinit në përgjithësi. Tregimet e “Dublinasit” e dëshmojnë më së miri influencën që pati situata politike dhe fetare në krijimtarinë e tij.


Përktheu: Milli Bloom



Tuesday, December 1, 2009

Vitet e universitetit të Joyce-it


Joyce-i regjistrohet në University College të Dublinit më 1898 ku do të studionte gjuhët moderne, veçanërisht anglishten, frengjishten dhe italishten. Manifeston karekaterin antikonformist shumë shpejt duke refuzuar të regjistrohej në një protestë kundër “Konteshës Cathleen”, një dramë e William Butler Yeats-it, që konsiderohej nga disa diskretetuese ndaj Irlandës. 


Si përgjigje ndaj disa provokimeve kundër Ibsen-it (autor i cili në atë kohë konsiderohej imoral), në një nga takimet e Shoqërisë Letraro-Historike, një rreth historiko-letrar ku bënte pjesë, më 20 janar 1900 Joyce mbajti një fjalim publik me temë “Teatri dhe Jeta”, ku propozonte pikërisht Ibsenin si model referimi, një autor ky që qe një zbulim i vërtetë për Joyce-in. Aq shumë u dashurua Joyce pas Ibsen-it saqë mësoi norvegjisht vetëm e vetëm për të shijuar në original madhështinë e penës së tij. Për Ibsenin do të botonte edhe pak kohë më vonë, në revistën “Fortinghly Review” një recension me titullin “Kur ne të vdekshmit jemi të shenjuar”, për të cilën Joyce mori një letër falenderimi nga vetë dramaturgu norvegjez. Me honorarin e recensionit bëri një udhëtim të shkurtër në Londër e më pas u kthye tek i ati në Irlandë për t’u transferuar në Mulligar, ku filloi përkthimin e disa veprave të dramaturgut gjerman Gerhart Hauptmann, me shpresën se Teatri Irlandez do të pranonte t’i shfaqte, por propozimi iu hodh poshtë sepse Hauptmann nuk ishte autor irlandez. Nga kjo eksperiencë Joyce mori shkas dhe shkroi pamfletin “Dita e zakonshme”, ku denonconte proviancializmin e kulturës irlandeze. Më 31 tetor 1902 Joyce diplomohet. Gjatë universitetit shkroi edhe artikuj të tjerë dhe të paktën dy komedi të cilat fatkeqësisht kanë humbur. Janë vitet e eksperimenteve letrare ku vetë Joyce-i i jep emrin e epifanisë që do shfaqet më pas tek “Dublinasit” dhe veprat e tjera.



Përktheu: Milli Bloom



Fëmijëria dhe adoleshenca e Joyce-t



James Joyce lindi në Rathgar, një periferi elegante e Dublinit, më 2 Shkurt të 1882, në një familje tërësisht katolike, si trashëgimtari i parë i Mary Jane Murray dhe John Stanislaus Joyce. Më 1887, pasi la punën si doganier John Joyce emërohet si mbledhësi i taksave të Dublin Corporation dhe familja u transferua në Bray, një qytezë njëzetë kilometra larg Dublinit. Pikërisht këtu Joyce i vogël kafshohet nga një qen, gjë e cila do të shkaktonte fobinë e tij të madhe ndaj këtyre kafshëve. Ai gjithashtu kishte frikë edhe nga stuhitë sepse njëra nga hallat e tij, shumë besimtare, i kishte thënë që ato ishin shprehja e zemëratës së Zotit. Frikërat do të bënin gjithmonë pjesë të identitetit të Joyce-it edhe pse ai do të kishte fuqinë t’i kalonte, nuk do ta bënte dot. Më 1891 Joyce shkruan veprën e tij të parë, një pamflet akuzues në emër të Timothy Healy, duke e akuzuar se braktisi në mes të një skandali liderin e partisë autonome, Charles Stewart Parnell, i cili u vra në 1891. Me vdekjen e Parnell autonomia e Irlandës u bë më e largët dhe John Joyce, autonomist i bindur, ishte aq i nxehur për këtë fakt saqë botoi disa kopje të kësaj vepre të parë të Joyce-it dhe i dërgoi disa kopje madje edhe Bibliotekës së Vatikanit. Të gjitha kopjet sot kanë humbur. Në nëtorin e po këtij viti John Joyce pushohet nga puna dhe nuk mundi të paguante më pagesën e Kolegjit prestigjioz Clongowes Wood, të cilin Joyce e ndiqte që prej 1888. James-i studjoi për disa kohë në shtëpi, më pas për një periudhë të shkurtër në shkollën e Vëllezërve të Krishterë, deri kur në sajë të rezultateve të shkëlqyera merret falas të studiojë në Belvedere College, një kolegj jezuit, edhe me shpresën e një “thirrjeje”. Që në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare Joyce-i kishte zhvilluar një karakter rebel dhe antikonformist që do ta dallonte edhe në të ardhmen e që refuzon krishtërimin, edhe pse filozofia e Shën Thomas d’Aquinit do të kishte një ndikim të madh në jetën e tij. Në Belvedere ai arrin rezultate të larta dhe fiton më shumë se një konkurs akademik. Në 1892 situata ekonomike përkeqësohet edhe më tepër ku John Joyce, për të paguar borxhet detyrohet të shesë pronat e tij në Corc. Alkolizmi i John-it dhe keqpërdorimi i të ardhurave do ta çonin familjen drejt rrënimit. 

Përktheu: Milli Bloom