Pages

Friday, December 11, 2009

Djali pa emër tek tregimet "Motrat", "Takim" dhe "Arabia"




Personazhi pa emër i cili sheh pas në fëmijërinë e tij ndërkohë që rrëfen “Motrat” është një figurë qendrore e “Dublinasve”. Ai është personazhi i parë i veprës të cilin lexuesi e njeh nga afër. Ai shërben si model i personazheve kryesore të dy tregimeve që pasojnë (ndoshta dhe të tregimit “Të Vdekurit”), gjithashtu ai konkretizon bashkimin e temave të mëdha duke mishëruar cilësitë e kundërta.

Një djalë, është personazhi më normal me të cilin mund të fillojë një libër sepse ai përmban shumë cilësi të cilat e tërheqin lexuesin. Së pari, ai është i ndjeshëm, i ndjeshëm mjaftueshëm për të përjetuar një sërë ndjesish për moshën që ka, përfshirë këtu kombinime kontraditktore si frika dhe qëndresa (paragrafi i fundit i tregimit të parë), zemërimi dhe pasiguria (ndërkohë që e merr gjumi) dhe, veçanërisht, “ndjesia e lirisë” si kundërpërgjigje për vdekjen e mentorit të tij e cila habit atë dhe lexuesin. “Më duket e çuditshme,” thotë narratori, “që as unë e as dita nuk jemi në të pikëlluar.” Së dyti, ai është inteligjent dhe jo vetëm në kuptimin e ngushtë të fjalës. Sigurisht, ai ka mjaft mend sa për të thithur gjithë informacionet e errëta që ndante me të prifti. (Kjo gjë duket edhe në faktin që u rrit nga një rrëfimtar i artikuluar, i cili rrëfen sot për ne historinë e At Flynn-it dhe ndikimin që prifti tek ai.) Por, protagonisti i “Motrave” ka gjithashtu një të kuptuar intuitive mbi atë sesi qeniet e tjera njerëzore ndjejnë, mendojnë dhe sillen – ju mund ta quani këtë inteligjencë emocionale. “Unë e dija që isha nën vëzhgim dhe vazhdova të haja sikur lajmi të mos më kish interesuar aspak,” thotë ai pas momentit të vështirë kur merr vesh lajmin e keq për mësuesin e tij. Një çast më vonë, ai e mbush gojën me ushqim për të shmangur kundrapërgjigjet direkte me plakun Cotter. Ai ndoshta ka të drejtë në analizën që i bën situatës. Qartësisht, është koha e papërshtatshme për të mbrojtur veten apo At Flynn-in. 

Në shtëpinë e zisë, djali me kujdes vështron gjithçka që e rrethon dhe sillet jo si duhet, duke hyrë në majat e gishtave, bën sikur lutet kur sheh se atë duhet të bëjë, refuzon biskotat nga frika e të bërit shumë zhurmë teksa i ha dhe mbi të gjitha, rri në heshtje. Madje edhe të rriturit mund të jenë shpesh të ndjeshëm nga humori i ambjentit që e rrethon. Megjithatë, djali e përshkruan saktësisht atë që po ndodh në ato çaste pranë tij. Nuk është e habitshme që një djalë kaq i ndjeshëm, kaq inteligjent, do ta gjejë veten pak të huaj nga të tjerët – të përjashtuar, përfundimisht, nga familja dhe bashkëmoshatarët. Duket sikur ai bën një lidhje të gjithçkaje me gjyshin e tij, sesa me plakun Cotter, dhe thuhet se ai rrallë luan “me djaloshët e moshës së tij.” Madje edhe në shoqërinë e gjyshes së tij dhe motrave të priftit, në fund të tregimit, vihet re nga lexuesit se djali është i vetëm.

Së fundmi, përmes personazhit kryesor të “Motrave” i cili nuk e ka në dorë fatin e tij, si pjesa më e madhe e fëmijëve, por ai ka një shpirt të lirë dhe dëshiron të zbulojë natyrën e vërtetë të gjërave të cilat e bëjnë atë të të kërkojë përtej konvencioneve dhe kufijve. Ai pyet, deri aty ku ai ka aftësinë ta bëjë këtë, për ato ç’ka ai ende nuk i di. Kjo mendohet të jetë karakteristika që më sa pari e çoi atë tek prifti dhe po kjo që e çon në shtëpinë e të vdekurit dhe në fund tek arkivoli i tij i hapur. Ajo që e tërheq më shumë lexuesin tek ky personazh është energjia e tij dhe dëshira për të mësuar sa më shumë.

Tek djali pa emër i tregimit “Motrat”, James Joyce-i gjeti prototipin të cilin e rikthen të paktën edhe në dy histori të tjera, në mos tre. Kështu, djali i paraqitur në tregimiet “Takim” dhe “Arabia” ndan të njëjtat karakteristika personaliteti me protagonistin e “Motrave”, përfshirë këtu ndjeshmërinë e lartpërmendur, inteligjencën, tëhuajzimin dhe natyrën kurioze. 

Tek Gariel Conroy (protagonist i tregimit “Të vdekurit”) Joyce-i na paraqet atë çka duket si një variant i këtij prototipi: djali pa emër u rrit, u martua dhe bëri fëmijë.
Joyce-i gjithashtu paraqet temat kryesore të “Dublinasve” në kontrast, duke nxjerrë në pah të kundërtat e heronjve të tij pa emër. Paraliza haset në lëvizje, meqë tre djemtë ndërmarrin udhëtime të shkurtra - djali i parë shkon tek shtëpia e priftit, i dyti tek Pigeon House dhe i treti tek Arabia. Joyce-i nënvizon korruptimin e personazheve të rritur me qëllim krahas pastërtisë së të vegjëlve. Kur rrëfimi nis, tri djemtë e vegjël janë secili të pa prekur nga vdekja, seksi, dhimbja prej dashurisë. Në fund, edhe pse të rrethuar nga të vdekur dhe vdekja, tri djemtë pa emër pa asnjë qëllim i dorëzohen jetës. Në të kundërt, si fëmijë, ata sapo kanë nisur të zbulojnë dhe eksperimentojnë me botën dhe mrekullitë e saj dhe si fëmijë anojnë kah mirëpritja e çdo gjëje që u vjen ndesh. Tek “Motrat”, “Takim” dhe “Arabia”, Joyce-i u ofron lexuesve një paraqitje të botës së Dublinit dhe Dublinasve. Njëkohësisht, ai jep shpresë për tri protagonistët e tij pa emër. Shpresa e tij, ndoshta, ishte që lexuesi t’i mbante mend djemtë e vegjël, gjatë leximit të mëtejshëm të takimeve të errëta të Dublinasve. 


Përktheu: Milli Bloom

No comments:

Post a Comment