Pages

Showing posts with label përkthime. Show all posts
Showing posts with label përkthime. Show all posts

Wednesday, December 4, 2013

Letrat e dashurisë së Rilkes


“Tanimë vij tek ty përplot të ardhme. Dhe prej zakonit ne nisim të jetojmë të kaluarën.”

Salomé dhe Rilke (1897) në ballkonin e shtëpisë së pushimeve të familjes Andreas, pranë Mynihut.
Nga e majta në të djathtë: Profesor Andreas (bashkëshorti i 
Salomé), August Endell, Rilke dhe Salomé. 

Marrëdhënia, nisi  nga një lidhje më shumë se familjare tek një dashnor i thekur, atëherë Rikle 21-vjeçar takoi një grua të martuar 36-vjeçare të quajtur Salomé, Rilkja, duke përmbytur objektin e dëshirës së tij me deklarata romantike, u përball me refuzime të njëpasnjëshme, refuzim i shprehur nga Salomé se dëshironte “që ai të zhdukej fare.” Por dashuria e Rilkes nuk u zbraps dhe ata patën një marrëdhënie pasioni e cila, gjatë tridhjetë e pesë viteve të korrespondencës së tyre, e shohim të ndryshojë formë e ata të shndërrohen nga miq në mentorë, nga protégé në dashnorë dhe në aleatë letrarë — një kaleidoskop dashurie që rrezaton përmes romantizmit, platonizmit, krijimtarisë, shpirtërores dhe intelektuales dhe gjithçka në mes e përtej.

Në një letër që daton më 13 maj, 1897, thuajse në fillim të marrëdhënies, Rilke shkruan:

“E sheh, zonjë e hijshme, përmes the unsparing severity, përmes forcës së pakompromis të fjalëve të tua, ndjeva se vepra ime po bekohej, po miratohej. Isha ai, ëndrrat e mëdha të të cilit, me gjithë të mirat e këqiat, po bëheshin realitet; eseja juaj për poezitë e mia ishte si një ëndërr, përmbushja e një dëshire.
[…]
E ndjej gjithnjë: kur dikush është në borxh me dikë për diçka të veçantë, borxhi duhet të mbetet sekret vetëm mes të dyve.”

Më 31 maj dhe 1 qeshor, 1897, Rilkja dhe Salomé bënë një udhëtim të shkurtër në një fshat të vogël në jug të Mynihut dhe gjatë atij udhëtimi ata u bënë dashnorë. Në një letër që daton 3 qeshor, Rilkja shkruan:

“Këngë përmallimi!
Dhe ata do t’i lexojnë letrat e mia, siç kanë bërë  gjithmonë, ndonjëherë zëlart e ndonjëherë fshehtësisht aq sa vetëm ti mund t’ dëgjosh… Por ato do t’jenë ndryshe gjithashtu, ndryshe nga ç’kanë qenë, këto këngë. Dhe pse jam kthyer e kam gjetur përmallim përkrah meje, pashë në sytë e saj dhe ajo tani më prin me një dorë të fortë.”

Në një letër të gjatë që daton 6 korrik, 1898:

“Tanimë vij tek ty përplot të ardhme. Dhe prej zakonit ne nisim të jetojmë të kaluarën.”

________________________________________
Rainer Maria Rilke 4 dhjetor 1875 – 29 dhjetor 1926.

Lou Andreas-Salomé (lindur si Louise von Salomé apo Luíza Gustavovna Salomé më 12 shkurt 1861 – 5 shkurt 1937) ishte një shkrimtare dhe psikoanaliste ruse. Interesat e saj të shumtë intelektualë e njohën me mendimtarët më në zë duke përfshirë Nietzsche-n, Freud-n, dhe Rilke-n. Ajo njihet ndryshe si “muza e artistëve evropianë të fin-de-siècle”.



Përzgjodhi dhe përktheu: Milly Bloom

Friday, November 1, 2013

Ata që i thanë jo Alice Munro-s

Alice Munro, who was awarded the 2013 Nobel prize for being a "master of the contemporary short story," was originally rejected for choosing short fiction for her art. (Paul Hawthorne / Associated Press /May 26, 2009)



Shkrimtarja kanadeze Alice Munro nuk ishte e re dhe tërheqëse mjaftueshëm. Të paktën jo në sytë e botuesve të Alfred A. Knopf të cilët refuzuan ënveprën e saj 1960- dhe në '70-tat.
“Nuk ka dyshim se zonja di të shkruajë por është po ashtu e qartë se ajo shkruan kryesisht tregime” shkruante më 1971, botuesja e Knopf, Judith Jones.
Në fillim të këtij muaji (tetor), Munro-ja fitoi çimimin Nobel në Letërsi.
Këtë javë, Qendra Harry Ransom, një arkiv dhe bibliotekë në Universitetin e Austin-it, Teksas, i tregoi letrat e refuzimeve të Munro-s, një reporteri të Daily Texan.
Qendra Ransom posedon një numër të madh letrash refuzimi si pjesë e Arkivit Alfred A. Knopf, duke përfshirë një letrën e refuzimit të librit të parë me tregime të Munro-s dhe  një mbi ciklin e saj me tregime të shkurtra “Jetë grash dhe vajzash”, një libër që vazhdimisht gabimisht i referohen si roman.
“Unë mendoj [se koleksioni] rrëfen se çfarë vështirësish ka patur ajo në zhanrin në të cilin shkruan,” tha Jean Cannon, koleksionist letrar, studiues që Qendrën Ransom, për Daily Texan. “Për mua është e jashtëzakonshme që ajo i qëndroi të sajës dhe nuk iu dorëzua presionit për të shkruar një roman.”
Munro, 82 vjeç, shkruan më shpesh për jetët e grave dhe familjeve në qytete të trilluara kanadeze që shëmbëllejnë me Ontarion rurale në të cilën ajo u rrit. Profesori Brian Doherty shqyrtoi letrat dhe i tha Daily Texan se ishte e qartë që botuesit e Knopf-it e pëlqenin veprën e Munro-s por nuk u dukej fitimprurëse.
“Është dëshpëruese kur sheh se sa shumë shkrimtarë marrin në konsideratë të ndryshojnë qasjen e tyre ndaj të shkruarit dhe qasjen e tyre ndaj letërsisë në mënyrë që të shiten,”  tha Doherty.
Sigurisht, Munro nuk është e vetmja fituese Nobeli që është refuzuar herët në karrierën e saj. Muajin e shkuar janë botuar fragmente nga letrat e refuzimit të tri fituesve të çmimit Nobel - William Faulkner, Ernest Hemingway dhe Isaac Bashevis Singer – në katalogun online Thought Catalog me titullin e artikullit “14 Letrat e Refuzimeve të Artistëve të Njohur”.
Ka të tjera refuzime nga Knopf, duke përfshirë një drejtuar Vladimir Nabokovit dhe një tjetër ndja Jack Kerouac-ut. Duke refuzuar “Në Rrugë” të Kerouac-ut, botuesi i Knopf-it, shkruan: “Ky është një talent i udhëzuar keq ... ky roman me zvarritje të madhe dhe jobindës me siguri do të shitet fare pak dhe dhe do të ketë komente të hidhura nga çdo anë.”

“Në Rrugë” u shit më shumë se 4 milionë kopje në Sh.B.A. që prej botimit të tij më 1957.


Hector Tobar për Los Angeles Times
30 tetor 2013


Përktheu dhe rekomandoi: Milli Bloom

Saturday, October 12, 2013

Virginia Woolf - Londër 25 Janar 1882 – Rodmell 28 Mars 1941

"Cili është kuptimi i jetës? Kaq qe – një pyetje e thjeshtë; pyetje që mbahet mbyllur brenda vetes për vite, zbulesa e madhe që kurrë nuk vjen. Zbulesa e madhe që ndoshta kurrë s’ka ardhur. Në vend të saj, ka mrekulli të vogla ditore, iluminime, shkrepëse që ndizen papritmas në errësirë, ja një."

— Virginia Woolf “Për tek fari”


Milli B.


Friday, October 11, 2013

Një lule dhuruar vajzës sime

I brishtë trëndafili e t'brishta janë
duart e saj q'e dhanë
Shpirti i saj më i thatë e i zbehtë
se kreshta e kohës 'vranë.


Trëndafilazbehtë e t'bukur - ende t'brishtë
Mrekulli e egër
fsheh sytë e trishtë
vajza ime venablu.

Trieste 1913

J.A.J


Përktheu: Milli Bloom

Thursday, June 27, 2013

Një klithmë dhimbjeje


Martesa e shkrimtares së njohur angleze VitaSackville-West me Sir Harold Nicolson ishte e njohur për përkufizimin si “e hapur” që gëzonte, të dy bashkëshortët shijonin lumturisht lidhje jashtëmartesore gjatë 49 viteve që kaluan sëbashku.
Në fillim të viteve ‘20, Vita nisi marrëdhënien e saj të famshme me Virginia Woolf, autorja me ndikim të madh që ka shkruar "Mrs.Dalloway" dhe "Orlando", ky i fundit bazuar, pjesërisht, në jetën e Vitës.

Në janar të 1926,Vita me gjysmëzemër iu bashkua të shoqit në Londër, atëherë diplomat në Iran, për katër muaj të gjatë; më datë 21, ajo udhëtoi me tren dhe shkroi një letër të përmalluar për çfarë kish lënë pas.


“21 Janar 1926

Milano

Jam katandisur në një gjë që dëshiron Virginia-n. Shkrova një letër të bukur për ty gjatë natës së pagjumë e me makthe dhe tashmë s’është më: thjesht më ka marrë malli, në një formë krejt të dëshpëruar e njerëzore. Ti, me gjithë pirgun e letrave s’do mundje kurrë të shkruaje një frazë si kjo; ndoshta as nuk do ta ndjeje.

Unë ende besoj se do jesh e ndjeshme sado pak.

Por ti do t’i vishje frazës një vel të hollë saqë ajo do të humbte pak nga realiteti. Megjithatë, në mua është mjaft e zymtë: Më ka marrë malli për ty më shumë se ç’mund të mendoja; dhe isha e pregatitur se do t’më merrte malli një copë herë të mirë. Ndaj kjo letër është vërtetë një klithmë dhimbjeje. Është e pabesueshme sa e rëndësishme je bërë për mua. Kam përshtypje se je mësuar me njerëzit që ta thonë këtë. Dreqi e marrtë, krijesë e llastuar; nuk do të bëj t’më duash më shumë duke t’u dorëzuar kështu — Por e dashur, nuk mundem kurrë të distancohem prej teje: të dua shumë për ta bërë këtë. Sinqerisht shumë. Ti nuk e ke idenë sesa e tërhequr mund të jem me njerzit që nuk i dua. E kam përsosur në cilësinë e arteve të bukura. Por ti m’i ke shembur muret mbrojtëse. Dhe as që më vjen keq për këtë.

Gjithsesi nuk do të të mërzis më.

Jemi nisur sërish dhe treni lëkundet prapë. Duhet t’i shkruaj stacioneve – të cilët fatmirësisht janë të shumtë përgjatë luginës së Lombardisë.

Venecie. Shumë stacione, por nuk bëra ujdi me “Orient Express” për t’mos ndaluar tek ata. Dhe ja tek jemi në Venecie vetëm përdhjetë minuta,— kohë e pashpresë ku unë përpiqem të shkruaj diçka. S’kam kohë as të blej një pullë italiane, ndaj kjo do niset nga Trieste.

Ujvarat këtu në Zvicër kanë ngrirë në një masë të ylbertë perdesh të akullta, që varen prej gurëve; sa të bukura. Dhe Italia krejt e mbështjellë në borë.
Do të nisemi sërish. Duhet të pres deri nesër në mëngjes për në Trieste. Të lutem më fal që kam shkruar një letër kaq të mjerë.

V.”

                                     Foto Virginia dhe Vita në 1933, bërë nga Leonard Woolf


Përktheu: Milli Bloom

The Lettersof Vita Sackville-West to Virginia Woolf

Monday, May 9, 2011

Letter to Nora ... Letër Norës

Dublin, December 2, 1909

To Nora
[...]
Get ready. Put some warm-brown-linoleum on the kitchen and hang a pair of red common curtains on the windows at night. Get some kind of a cheap common comfortable armchair for your lazy lover. Do this above all, darling, as I shall not quit that kitchen for a whole week after I arrive, reading, lolling, smoking, and watching you get ready the meals and talking, talking, talking, talking to you. O how supremely happy I shall be! God in heaven, I shall be happy there! I figlioli, il fuoco, una buona mangiata, un caffè nero, un Brasil (charuto), il Piccolo della Sera, e Nora, Nora mia, Norina, Noretta, Noruccia ecc ecc...
Eva and Eileen must sleep together. Get some place for Georgie. I wish Nora and I had two beds for night-work. I am keeping and shall keep my promise, love. Time fly on quickly! I want to go back to my love, my life, my star, my little strange-eyed Ireland!
A hundred thousand kisses, darling!
JIM



Dublin, 2 dhjetor, 1909

Norës
[...]
Bëhu gati. Shtro një linoleum të kaftë e të ngrohtë në kuzhinë dhe var një palë perde të kuqe të zakonshme në dritare.  Sajo ndonjë karrige të lirë por të rehatshme për të dashurin tënd dembel. Mbi të gjitha këtë bëj, e dashur, sepse unë nuk do t’largohem nga ajo kuzhinë për një javë kur të kthehem duke lexuar, bërë shaka, pirë duhan, duke të të parë ty tek pregatit vaktet e duke folur, folur, folur për ty. Oh sa shumë i ngazëllyer do t’jem! O Zot i qiejve sa i lumtur do t’jem! Fëmijët, zjarri, një vakt i mirë, një kafe e zezë, një charuto Brazili*, ‘Il Piccolo della Sera’’* dhe Nora, Nora ime, Norina, Noreta, Norushja etj, etj,.
Eva dhe Eileen do të flenë bashkë. Gjej një vend për Xhorxhin. Do doja Nora të kisha dy shtretër për punët e natës. E dashur, unë po e mbaj premtimin tim. Koha ecën shpejtë!  Dua të kthehem tek e dashura ime, jeta ime, ylli im, Irlanda ime e vogël e sy-çuditur!
Mijëra puthje e dashur!
JIM

Përktheu: Milli Bloom

*Një markë purosh Braziliane
*Gazeta e përditshme Triestine, për të cilën Xhojsi ka punuar për pak kohë

Wednesday, February 2, 2011

Happy Birthday Mr. Joyce!

2 Shkurti, ditëlindja e Joyce-it rastis të jetë gjithashtu dita e “Candlemas Day” apo Candelora[1]  dhe “GroundHog Day”[2], duke e bërë ditëlindjen e tij pjesërisht një festë fetare e pjesërisht një festë popullore. Joyce-i pohonte se kishte lindur në të njëjtën ditë me autorin dhe mikun irlandez James Stephens. Megjithatë, Stephens-i kishte lindur më 1880 edhe pse ai deklaronte se kishte lindur më 2 Shkurt 1882. Koinçidenca e emrave kishte një rëndësi të madhe për Joyce-in i cili besonte se emrat janë shenja e atyre që i kanë (nomen est omen[3]). Joyce-i zgjodhi Stephen, emrin e martirit kristian për alter egon e tij dhe personazhin Stephen Dedalus, dhe fakti që James Stephens i kishte të dy emrat dhe James dhe Stephen e bëntë veçanërisht një njeri të mirë.

Joyce ka lindur në të njëtin vit si Wyndham Lewis, Frank Budgen dhe Eamon de Valera. Si Joyce-i, de Valera kishte shikim të dobët dhe Joyce-i ishte i ngazëllyer kur mori vesh që ata kishin të njëjtin specialist sysh, Dr. Vogt në Zyrih. Joyce-it i dukej argëtuese sesi Vogt, i cili kurrë s’i kishte marrë para Joyce-it për mjekimet apo konsultat e tij, i merrte shuma të majme de Valera-s.
                                                              
Kur u regjistruan në certifikatën e lindjes emrat e Joyce-it, emri i pagëzimit u keqkuptua dhe kështu ai u regjistrua si James Augusta Joyce (në vend të James Augustine Joyce). Joyce-i më vonë bën një “gafë” të tillë me emrin e Bloom-it tek “Uliksi”: emri i Bloom-it në certifikatën e lindjes shkruhet si Leopold Paula Bloom në vend të Leopold Paul Bloom. Kur Joyce-i takoi Paul Léon-in më 1920, ai e konsideroi si një ogur të mirë që ai mbante emrat e Bloom-it për së prapthi. Léon ishte Paul Leopoldovitch Léon. 
Gjatë jetës së tij, Joyce-i e ka konsideruar ditëlindjen e tij një ditë të mbarë dhe ai shpesh përpiqej ta bënte atë ditë sa më të veçantë. Më 1904, për shembull, ai e kaloi gjithë ditën i sëmurë në shtrat por nisi të punonte për esenë “Portreti i Artistit” në tentativat e tij të para për një roman. Më pas, romanet e tij “Portreti i Artistit në Rini” dhe “Uliksi” u botuan të dyja më 2 Shkurt. “Portreti i Artistit në Rini” filloi të botohej periodikisht tek revista “Egoist” që prej 2 Shkurtit 1914. Më 15 Qeshor 1914, Grant Richards përfundimisht botoi përmbledhjen me tregime të shkurtra “Dublinasit”, dhe një ditë më pas, më 16 Qeshor 1914, Joyce-i i shkroi vëllait të tij Stanislaus-it se ai kishte filluar tashmë të shkruante kapitullin e parë të “Uliksit”.

Ndërkohë që ende punonte për “Uliksin”, qëllimi i Joyce-it ishte që libri të dilte në vjeshtën e 1921. 1 + 9 + 2 + 1 = 13 të cilin Joyce-i e konsideronte numër me fat por nuk ishte i sigurt dhe sidoqoftë redaktimet e tij të stërzgjatura e shtynë botimin e tij. Veç kësaj, ditëlindja e tij e 40-të dukej një datë me e mbarë: 2 Shkurt 1922 (2.2.22)!

Një tjetër emër domethënës për Joyce-in ishte ai i Harriet Weaver, botuese e revistës “Egoist” dhe një nga përkrahëset e Joyce-it. Fakti që Penelopa në “Odisenë” e Homerit ishte gjithashtu një endëse (pëlhurash) ishte për Joyce-in një shenjë e mbarë. Në një letër të datës 1 Nëntor 1921, Joyce-i i shkruante Weaver-it se kishte një koinçidencë ditëlindjesh në librat e tij. Ai përmend se botimi në seri i “Portretit” në revistën e saj kishte nisur në ditëlindjen e tij të 32-të dhe përfundoi 25 seritë e tij me numrin e datës 1 Shtator, ditëlindjen e Harriet Weaver-it. Ai më pas pohonte se kishte nisur të shkruante “Uliksin” me 1 Mars 1914, në ditëlindjen e Frank Budgen-it, dhe e përfundoi atë më 30 Tetor 1921, ditëlindjen e Ezra Pound-it. Disi ironikisht, ai hamendësonte në ditëlindjen e cilit do të mund të botohej. Megjithatë, Joyce-i kishte deklaruar tashmë përfundimin e librit më 29 dhe jo 30 Tetor në një letër për Robert McAlmon dhe një tjetër Valery Larbaud-së, mesa duket ai po mundohej t’i bënte faktet të dukeshin patjetër si koinçidenca.

Kur më në fund bocat e korrigjuara të “Uliksit” të Joyce-it shkuan për botim, Maurice Danartiere, më 31 Janar, dhe Darantiere arritën të merrnin dy kopje, numrat 901 dhe 902, të botuara më 1 Shkurt. Ato u dërguan me tren nga Dijon për në Paris ku ato arritën në orët e para të mëngjesin e datës 2. Sylvia Beach që priste trenin mori dy kopjet dhe me një taksi shkoi në apartamentin e Joyce-it për t’i çuar dhuratën e ditëlindjes. Ajo i dha një kopje atij dhe kopjen tjetër e vendosi në raftin e librarisë së saj duke e përdorur si reklamën e botimit të tij.
Joyce-i festoi atë mbrëmje me miqtë e tij në një restorant italian, duke u kënaqur me një unazë të re që i kish premtuar vetes kohë më parë si çmim kur të mbaronte “Uliksin”. Ai nuk hëngri asgjë dhe e mbajti pakon ku gjendej libri i mbështjellur poshtë karriges deri kur erdhi ëmbëlsira dhe më në fund ai e hapi dhe e la librin mbi tryezë. Miqtë ngritën dolli për të dhe për të porsalindurin “Uliks”.
Vite më vonë, Joyce-i shpresonte që “Zgjimi i Fineganëve” të botohej për ditëlindjen e tij. Në fillim, shpresonte që ai të dilte më 1938, në ditëlindjen e tij të 56-të. Kur kjo nuk ndodhi, ai shpresoi se do të dilte më 4 Korrik 1938 në përvjetorin e ditëlindjes së babait të tij. Më 30 Janar 1939, Faber & Faber dërgon një kopje të librit (zakonisht disa faqe provë) në ditëlindjen e 57-të të Joyce-it. Në atë 2 Shkurt, nusja (bashkëshortja e djalit Giorgio-s) e Joyce-it përgatiti një kek mbi të cilin ishin të 7 riprodhimet e librave të tij në krem ëmbëlsirash. Tryeza ishte shtruar në mënyrë të tillë që të shfaqte Parisin dhe Dublinin, dhe Nora kishte vënë një unazë ngjyrë bludeti të cilën ia kishte dhuruar Joyce-i si simbol të lumit Liffey. Megjithë këtë drekë të herët të “Zgjimit të Fineganëve”, botimi i tij s’do të ishte derimë 4 Maj 1939.

Meqë ditëlindja e vetë Joyce-it kishte një domethënie të veçantë, po ashtu edhe përvjetoret e atyre që ishin të afërt me të. Nëna e Joyce-it, May, vdiq më 13 Gusht 1903 dhe Joyce-i kishte një qëndrim të çuditshëm me numrin trembëdhjetë, mendonte ndonjëherë se ishte me fat edhe pse nuk ishte i sigurt. Nëna e tij May kishte lindur më 15 Maj dhe prindërit e tij ishin martuar në Maj të 1880, kështu që ky muaj ishte veçanërisht me fat për Joyce-in. Krejt rastësisht, tregimi i parë i Joyce-it, “Motrat” u botua tek “Irish Homestead” më 13 Gusht 1904, ekzaktësisht në përvjetorin e parë të vdekjes së nënës së tij.
Babai i Joyce-it, John Joyce, kishte lindur më 4 Korrik 1849 dhe vëllai i tij më i vogël George u varros më 4 Korrik 1887. Kur djali i Joyce-it lindi në Korrik 1905, ai e quajti Giorgio në kujtim të vëllait i cili vdiq më 1902. Kur Joyce-i u martua më 1931, ai zgjodhi 4 Korrikun si datë, ndoshta sepse John Joyce kishte mbetur i ofenduar na ikja e fshehtë e tij dhe Norës.

Në shtratin e tij të vdekjes, John Joyce i tha së bijës May, t’i thoshte Jim-it se ai kishte lindur në 6 të mëngjesit. Në fillim, May mendoi se babai po delironte, por mesa duket, Joyce-i i kishte shkruar të atit ca kohë më parë duke i kërkuar kohën e saktë të lindjes sepse një astrolog po i pregatiste horoskopin. John Joyce vdiq më 29 Dhjetor 1931, vetëm një muaj para ditëlindjes së 50-të të Joyce-it. Ditëlindja e 50-të e Joyce-it ishte në njëfarë mënyre e heshtur për shkak të depresionit të Joyce-it, një atmosferë që u përkeqësua kur vajza e Joyce-it, Lucia, nisi të shfaqte simptoma skizofrenie dhe goditi me karrige Norën. Më pak se një natë me vonë, nipi i Joyce-it erdhi në jetë, lindi Stephen James Joyce, dhe koinçidenca e lindjes së nipit dhe vdekja e të atit e çoi Joyce-in të shkruante poezinë ‘Ecce Puer.’
Vajza e Joyce-it, Lucia kishte lindur më 26 Korrik 1909 dhe Joyce-i i vuri emrin Lucia sipas shenjtores mbrojtëse së shikimit. Ai ndoshta mund të ketë shpresuar se duke i vënë së bijës emrin Shënjtores Lucy, kjo mund ta ndihmonte me problemet që ai kishte me shikimin. Lucia-s iu vu emri i mesëm Anna meqenëse ishte dita e Shën Anës dhe nëna e Norës quhej Ana gjithashtu. Përkeqësimi i qëndrueshmërisë mendore të Lucia-s i shkaktoi Joyce-it shumë dhembje. Ai e inkurajoi të merrej me karrierën e saj si kaligrafiste dhe ishte i vendosur që libri i saj “Chaucer ABC”  të botohej në ditëlindjen e sj më 26 Korrik 1936. Me këtë qëllim Joyce-i bleu një arkë kursimi për të kursyer para dhe çelësin ia dha mikut të tij Paul Léon. Ai i shkroi Harriet Weaver-it se shpresonte që nëpërmjet botimit të librit, Lucia do të shihte se e gjithë e kaluara e saj nuk kishte qenë një dështim dhe Harriet Weaver u ofrua të ndante shpenzimet e botimit. Lucia vdiq në Angli më 12 Dhjetor 1982, në prag të ditës së Shën Lucy-it. Joyce-i vdiq në Zyrih nga një ulcer e përparuar dhe peritonit i përgjithshëm më 13 Janar 1941, ndoshta duke konfirmuar se 13 ishte numër fatkeq për të. Nora vdiq dhjetë vjet më vonë më 1951 dhe gjithashtu u varrosën sëbashku në Varrezat Fluntern, megjithëse në fillim ajo nuk u varros në të njëjtin varr. Ata u varrosën të dy në një vend në Bloomsday, 16 Qeshor 1966. Djali i tyre Giorgio është gjithashtu i varrosur me ta. Në një koincidencë finale, Stanislausi vëllai i Joyce-it vdiq në Trieste në Bloomsday, 16 Qeshor, 1955.

Përktheu: Milli Bloom





[1] Festë kishtare ku bekohen qirinjtë origjina e së cilës është me shfaqjen e Krishtit fëmijë në Tempull thirrur prej Simoni për të ndriçuar njerëzit. (shën.përkth.)

[2] Festa e Marmotës festuar kryesisht në SH.B.A dhe Kanada. Nëse marmota (urithi) sheh hijen e saj kjo do të përcaktojë sa do të zgjasë dimri.

[3] Shprehje latine kuptimi i fjalëpërfjalshëm i së cilës do të ishte që emri i përshtatet atij që e ka.


Saturday, January 22, 2011

The Irish Times - Saturday, January 22, 2011

Joyce-i shet shumë në tregun ndërkombëtar



Pyetje dhe përgjigje: DAVID dhe AISLING CUNNINGHAM shitës librash antikë “Cathach Books” në Dublin bisedojnë me EOIN BUTLER.

Sa kohë keni në këtë biznes? Që në Prill të 1988. Im at ishte një mësues i apasionuar pas librave të rrallë. Ai shkonte në shtëpinë e ankandeve dhe i telefononte nga shtëpia njerëzve që i shisnin këto libra. Pas daljes në pension të parakohshëm, ai vendosi ta kthente këtë hobi në biznes. Në këtë moment unë dhe motra ime Aisling u bëmë pjesë e gjithë kësaj.
Ç’lloj blerësish vijnë të trokasin në derë? Shumë duan të bëjnë një dhuratë kështu që kërkojnë botime e para. Të tjerë mund të jenë studiues të cilët janë në kërkim të një libri specifik mbi disa aspekte të Legjislacionin vendas le të themi. Ne shesim edhe në internet por kur njerëzit blejnë gjëra të çmueshme ata ende preferojnë të vijnë personalisht në dyqan.
Cili është libri më i vjetër që keni? Ne tregtojmë kryesisht për Irlandën por libri më i vjetër është një kopje e “Kronikat e Nurembergut”, që është historia e parë me ilustrime e botës. Ai është botuar më 1493 dhe vlen rreth €25,000: një kopje me ilustrime e bërë me dorë do të vlente edhe më shumë.
Cili është libri më me vlerë që keni? Një botim të parë të “Uliksit”. I botuar në Paris më 1922. Atëherë u shtypën 1.000 kopje, nga këto, 100 të parat ishin më autografin e Joyce-it. I joni është numri 46. Ka vlerën e rreth €100,000. Rekordi botëror për një vepër të letërsisë moderniste ka qenë €500,000 për një tjetër botim të parë të “Uliksit”. Ishte një numër më i hershëm, teta apo nënta dhe Joyce-i ia ka dedikuar një prej miqve të tij.
Këtu keni një letër të Mbretit William Orange. Shkrimi është i vështirë për t’u deshifruar dhe, ai i drejtohet për ndihmë vejushës së një ushtari? Po, i drejtohet njëfarë znj. Franshaw, bashkëshorti i së cilës kishte vdekur një vit më parë në betejën e Boyn-t, rreth një pensioni për të cilin ajo ka aplikuar. Shkrimi ka shumë mundësi të jetë i sekretarit të tij por është firmosur si: William R.
Cilat janë kualifikimet e duhura për të vlerësuar dhe shitur libra të rrallë? Ne jemi antarë të Shoqatës së Shitësve të Librave të Rrallë, kështu janë disa kode dhe standarde etike që duhet të ndiqen. Mund të bëhesh antar vetëm pasi ke një numër të caktuar vitesh eksperiencë.
Ka shumë “mashtrime” mes shitësve rivalë? Jo. Kam frikë se nuk ka aq shumë prej nesh sa të bëhen “mashtrime”, por konkurencë ka. Nëse je në një shtëpi ankandesh ti përpiqesh të konstatosh se kush ka qenë atje para teje dhe se sa mund të kenë ofruar.
Ju ka rënë ndonjë thesar në duar në krejt rastësisht? Pesëmbëdhjetë vite më parë ishte një kopje e “Libri i Kellëve” i 1923-t. Një blerës amerikan e mori nga rafti dhe pyeti sa kushtonte.  Aisling pa shënimin brenda faqes dhe i tha se kushtonte £35 por, kur teksa po shihte çmimin ajo vuri re një shënim të cilin s’e kishim vënë re më parë.  Ishte shkrimi dhe shënimi i James Joyce-it!
Uau, do keni dashur t’ia rrëmbeni nga duart librin? Aisling: Jo tamam por unë po lutesha që ai mos ta blinte. David: Faktikisht klienti tha “£35? Është shumë. Më duhet ta mendoj.” Ai u largua nga dyqani dhe ne menjëherë e rrëmbyem atë nga rafti.
Nënshkrimi ishte për John Healy, i cili qe xhaxhai i Nora Barnacle-t nga Galway. Ishte me datë dhe e firmosur nga James Joyce. Më pas ne e shitëm atë për £3,500.
Aisling: Dhe unë nuk mora as bonus!
Keni shitur ndonjëherë diçka pa vlerë? David: Nuk besoj. Mëson ca në tregti dhe nëse nuk të bind firma (shënjimi i autorit) thjesht nuk e blen.
Ka shumë autorë shkrimin e të cilëve do ta njihnit menjëherë? Vetëm kryesorët që shesim, nga Brendan Kennelly e më pas. Nuk mund ta marrësh një Joyce të firmosur për më pak se  katër shifra. Kështu që duhet të tregohemi të kujdesshëm.
Nëse do të duhet t’i klasifikosh shkrimtarët e mëdhenj irlandezë në bazë të fitimeve, kush do ishin në pesëshen më të mirë? Epo, Joyce është padyshim i pari. Ai shet shumë në tregun ndërkombëtar dhe e ka mbajtur vlerën e tij shumë mirë. I dyti, Wilde. Kemi disa botime të para të firmosura pre tij. I treti, Yeats. I katërti Beckett. Ai gjithashtu e ruan vlerën në tregun ndërkombëtar por më pak nëse nuk është një “Duke pritur Godonë” i firmosur. Në fund, sigurisht, Seamus Heaney. Është e jashtëzakonshme sa e koleksionojnë Heaney-n. Madje edhe një kopje e firmosur e koleksionit më të fundit, “Human Chain”, vlen rreth €150. Vepra më me vlerë që kemi prej tij është një botim i firmosur i “Bog Poems”, e botuar nga Queens University. Është një ekzemplar i fantastik në printim dhe lidhje, me ilustrime të mrekullueshme të Barrie Cooke. Është një prej 150 ekzemplarëve, kështu që vlen rreth €5,500.

Përktheu: Milli Bloom 

Tuesday, June 15, 2010

"Dublinasit" e James Joyce-it

Si sot, më 1904 doli nga botimi “Dublinasit”, një ngjarje së cilës iu deshën “nëntë vite jetë”. " Tri vite më pas Joyce-i ende shfrynte nga inati për “zënkat, udhëtimet me tren dhe shpenzimet postare”, korrespondencën me "shtatë kërkues klientësh, njëqind e njëzet gazeta dhe me disa shkrimtarë," refuzimin nga dyzetë botues, si dhe poshtërimin e dy prej tyre të cilët e pranuan librin: "Dorëshkrimi i botimit të parë e të dështuar në Anlgi u shkatërrua plotësisht (1906). Botimi i dytë (Dublin, 1910) u dogj i gjithë në prezencë të tij."
Këto ishin telashet e ngjashme që Joyce-i do të kishte me “Portretin e Artistit në Rini” dhe një ende më të madh se kaq me “Uliksin”, por ai ishte një autor i ri i cili dëshironte të ishte i pari që “prezantonte Dublinin me botën” dhe t’i jepte irlandezëve “ një shikim të mirë të vetvetes parë prej syzeve të tij të lustruara mirë”. "Nuk është faji im," u shpreh për botuesin e tij të parë të dështuar, "ai kutërbim sqetullash, barërat e vjetra dhe rropulli qarkullojnë rreth tregimeve të mia." Botuesi vazhdonte të llomotiste, me frikën se shumë do ta shihnin librin pak më shumë si jofetar, anti-irlandez, shkurt, halë në sy. Joyce-i ra dakord t’i bëheshin disa ndryshime por meqë kërkesat për ndryshime u rritën, ai refuzoi ta bënte “Dublinasit” si "një vezë pa kripë," apo veten e tij "një Jezu Krisht letrar."
Në udhëtimet e tij të shumta nëpër Evropë, Joyce-i përpiqej të arrinte në një marrëveshje; rrugës për në Irlandë më 1912, hera e fundit që e vizitoi, ai krijoi një poemë satirike për një botues irlandez i cili, për dashuri ndaj atdheut, dogji një libër anti-irlandez dhe ruajti hirin e tij për zi:


. . . This very next lent I will unbare
My penitent buttocks to the air
And sobbing beside my printing press
My awful sin I will confess.
My Irish foreman from Bannockburn
Shall dip his right hand in the urn
And sign crisscross with reverent thumb
Memento homo upon my bum. 




Joyce-i e botoi këtë poemë në Itali dhe e shpërndau në Dublin me anë të të vëllait, Charles-i, edhe pse "bushi, u nxi” vetëm nga idea. 

Me vete, Joyce-i mendonte se tregimet e tij ndoshta ishin shumë të "djallëzuara" dhe jo tërësisht e vërteta për vendlindjen apo ndjenjat e tij për të. Tregimi i fundit i përmbledhjes, "The Dead" u shkrua i fundit dhe kritikët panë një Joyce më ambivalent dhe bujar në të. Nga fundi, Gabrielin e ri e loton qetësisht teksa ndjen se "Vetë identiteti i tij po venitej në një botë gri të pakuptueshëm. . .":

“Po, gazetat kishin të drejtë: bora kish mbuluar gjithë Irlandën. Po binte në çdo anë të rrafshinës, mbi kodrat pa pemë, duke rënë butë mbi moçalin e Allen-it, më tej drejt perëndimit, butësisht duke rënë mbi dallgët e zëza e kryengritëse të Shannon-it. Po binte, gjithashtu, në secilën pëllëmbë të kopshtit të vetmuar të kishës dhe mbi kodrën ku prehet Michael Furey. Ajo shtrihet hollë mbi kryqet dhe gurët e varreve, mbi kangjellat e portës së vogël, mbi ferrat shterpë. Shpirti i tij zaliset ngadalë teksa dëgjon borën të bjerë lehtë përmes universi e ashtu lehtë duke rënë, mbi gjithë të gjallë e të vdekurit.” 

Shumë është shkruar mbi këto rreshta dhe ky tregim është kthyer klasik në zhanrin e tij. Richard Ellmann thotë se "Në lirizmin e tij, melancholy acceptance of melankolisht pranon gjithçka që jeta dhe vdekja ofron, 'The Dead' është një majë në veprën e Joyce-it":

“Në Trieste dhe Romë ai mësoi cfarë kishte çmësuar në Dublin, se sit ë ishte Dublinas. Siç I shkruan te të vëllait nga Roma me habi, ai ndjehej i turpëruar kur dikush e sulmonte “vendin e tij të varfër”. "The Dead" – “Të vdekurit” është kënga e tij e parë e mërgimit.” 


Përktheu: Milli Bloom

Thursday, April 29, 2010

Një tjetër këndvështrim... 50 autorë për njëri-tjetrin






1. Vladimir Nabokov për Ernest Hemingway (1972)
“Sa për Hemingway-n, e kam lexuar në fillimet e viteve dyzetë, diçka mbi këmbana, topa dhe dema, e neveritshme.”

2. Martin Amis për “Don Kishotin” e Miguel Cervantes-it (1986)
“Të lexosh “Don Kishotin” mund të krahasohet me vizitën e papërcaktuar të një të afërmi tuaj, me gjithë rrengjet e tij, zakonet e pista, reminishencat e pafundme dhe rrudhat e tmerrshme. Kur eksperienca merr fund dhe ai niset (në faqen 846 – rrëfimi vështirësohet dhe nuk ka hapësira për dialog),ju do të derdhni lotë tashmë; jo lotë lehtësimi apo keqardhjeje por lotë krenarie. Ia dole, pavarsisht të gjithave ti munde ta lexoje “Don Kishotin”!”

3. Lord Byron për John Keats-in (1820)
“Ja tek janë poezitë e dhjera të Johnny Keats-it ... Këto të Keats-it janë plehra, gjenden mbi tryezën time dhe më vjen turp teksa i shoh.”

4. Henry James për Edgar Allen Poe (1876)
“Një entuziazëm për Poe-n është, sigurisht një shkallë primitive e reflektimit.”

5. Gore Vidal për John Updike (2008)
“Nuk e duroj dot. Askush s’do pyes përse-në sepse do supozohet që jam xheloz; por j’ua kam falur. Unë jam më i njohur se ai dhe nuk e marr shumë seriozisht ... ai na shfaqet si djali i një punëtori, si një D.H. Lawrence i ditëve tona, por ai s’është veçse një djalosh i mërzitshëm i klasës së mesme, i cili me nxitim do të kapë majën, nëse mundet.”

6. Samuel Pepys për “Ëndrra e një natë vere” të William Shakespeare (1662)
“...pashë “Ëndrra e një nate vere”, të cilën s’e kisha parë kurrë më parë dhe as që do ta shoh më sërish, ishte pjesa më e zbarët dhe qesharake që kam parë ndonjëherë në jetën time.”

7. Nathaniel Hawthorne për Edward Bulwer-Lytton (1851)
“Bulwer-i më shkakton neveri; ai është i papërfillshëm e batakçi. Nuk ka shpresë për publikun për sa kohë ai i shërben një admiruesi, një lexuesi apo një botuesi.”

8. Arnold Bennett për Charles Dickens-in (1898)
“Rreth një vit më parë, nga një kuriozitet përtac, mora në dorë “Dyqani i vjetër i kurioziteteve”, dhe gjithë ai shkrim vulgar e joletrar ...! Më keq se George Eliot-i. Nesë një shkrimtar nuk mund të shkruaj, ku qëndron rrënimi?”

9. Harold Bloom për J.K. Rowling (2000)
“Si ta lexosh “Harry Potter dhe Guri magjik”? Pse? Shumë lehtë, si ta nisësh një gjë të tillë dhe ndoshta si të mbërrish në fund? Përse ta lexosh? Me sa duket, nëse nuk ju mbushet mendja për të lexuar diçka tjetër, Rowling do ta bëjë për ju.”

10. Noel Coward për Oscar Wilde-in (1946)
“Po lexoj diçka më shumë nga Oscar Wilde. Ç’pederast ngjitës dhe i lodhshëm.”

11. Vladimir Nabokov për Fyodor Dostoevsky-n
“Mungesa e shijes së Dostojevskit, marrëveshja e tij me personazhet që vuajnë nga kompleksi pre-Freudian, mënyra sesi ai zhytet në aventurat fatkeqe të dinjitetit njerëzor – e gjithë kjo është e vështirë të admirohet.”

12. Samuel Johnson për “Parajsën e Humbur” të John Milton-it 
“Parajsa e Humbur” është nga ato vepra të cilat lexuesi i admiron dhe i braktis, për të harruar t’a rimarrë sërish. Askush nuk e ka çuar përtej.”

13. Mark Twain për “Vikari syçelë” i Oliver Goldsmith-it (1897)
“Gjithashtu, për të qenë i drejtë, kam një lëvdatë për këtë librari përsa i përket titujve të saj: këtu nuk gjendet asnjë kopje e “Vikari i Wakefield-it”, ai kopsht i çuditshëm zoologjik ku gjallojnë hipokritët dhe idiotët, një teatër pa vlerë heronjsh e heroinash të cilët tregojnë gjithka për njerëzit e këqinj, të cilët nuk janë të interesuar dhe për njerëzit e mirë të cilët janë të dërrmuar.”

14. Conrad Aiken për Ezra Pound-in (1918)
“Për sa i përket pikëvështrimit, mënyrës apo gjithçkaje tjetër, është vështirë të imagjinohet diçka më keq se proza e z.Pound. Është shëmtia dhe ngathtësia e mishëruar. Gjithnjë kaq keq ka shkruar?”

15. George Bernard Shaw për “Uliksin” e James Joyce-it (1921)
“Kam lexuar fragmente të ndryshme të “Uliksit” në formën e tij periodike. Ai është një regjistrim revoltues e një faze të neveritshme të qytetërimit; por është i vërtetë. Unë do dëshiroja të vija një kordon rreth Dublinit duke futur në të çdo mashkull nga mosha 15 deri 30 dhe t’i detyroja ata t’a lexonin; e më pas do t’i kërkoja të reflektonin nëse ata gjenin në gjithë atë llomotitje, në gjithë atë tallje mendore e të paturpshme, diçka argëtuese.”

16. Roger Scruton për George Bernard Shaw (1990)
“Jam i shqetësuar sepse asnjë subjekt apo mendim përfundimtar nuk mund të nxirret nga aksidentet e vogla të injorancës totale.”

17. Charlotte Bronte për Jane Austen-in (1848)
“ Përse e pëlqeni znj. Austen kaq shumë? Habitem në këtë pikë. Çfarë ju shtyn të thoni se do të parapëlqenit të kishit shkruar “Krenari dhe Paragjykim”… sesa ndonjë roman tjetër? Unë vështirë se do të pëlqeja të jetoja me zonjat dhe zotërinjtë e saj, në shtëpinë e tyre të kopsitur.”

18. Samuel Butler për Goethe-n (1874)
“Kam lexuar përkthime të “'Wilhelm Meister” të Goethe-s. A është i mirë? Për mua është libri më i keq që kam lexuar ndonjëherë. Asnjë anglez nuk do ta kish shkruar një libër të tillë. Nuk mbaj mend asnjë faqe të mirë apo qoftë edhe një ide të vetme … është e gjitha një shaka? Nëse vërtet kam lexuar 'Wilhelm Meister' e Goethe-s, jam i lumtur që kurrë s’kam marr mundimin të mësoj gjermanisht.”

19. James Gould Cozzens për John Steinbeck (1957)
“Nuk mund të lexoj dhjetë faqe të Steinbeck-ut pa m’u përzier. Nuk mund t’i lexoj këto broçkulla ploretariati që mbinë në vitet ’30.” 

20. D.H. Lawrence për Herman Melville (1923)
“Askush nuk mund të jetë kaq burlesk, kaq i trashë dhe me plotë kuptim pa shije, sesa Herman Melville, edhe tek një libër i madh siç është “Moby Dick”... Një serioz i madh e i mërzitshëm. Ka diçka false. Dhe ai është Melville. Oh i dashur, kur bytha solemne pëllet! pëllet! pëllet!”

21. Samuel Johnson për Jonathan Swift-in (1791)
“Swift-i gëzon një reputacion më të madh seç e meriton ... Unë madje dyshoj në është e tij “Rrëfimi i një kazani”; me sa di, nuk ka patur kurrë një të tillë dhe kjo do t’ishte përtej sjelljes së tij.”

22. Wyndham Lewis për Gertrude Stein-in (1927)
“Këngë-proza e Gertrude Stein-it është si një puding i ftohtë. Mund ta marrim atë si ftohtësia e një zvarraniku mrekullisht të gjatë. Ta presim në cilëndo pikë dhe është e njëjta gjë; e njëjta masë, e rëndë, e ngjitshme dhe opake e tëra dhe e gjitha.” 

23. Anatole France për Emile Zola-n (1911)
“Puna e tij është djallëzore dhe ai është një nga ato qëniet e palumtura për të cilin dikush mund të thoshte se do ishte më mirë të mos kish lindur kurrë.” 

24. Mary McCarthy për J.D.Salinger-in (1962)
“Nuk më pëlqen aspak Salinger-i, aspak. Ky i fundit nuk është aspak roman. Nuk më pëlqen. Fare. Ai vuan nga një lloj sentimentalizmi metropolitan dhe kaq narcizist. Dhe mua më ngjan kaq fals dhe llogaritës. Duke kombinuar njeriun e thjeshtë me një megalomaniak dhe absolutisht egoist. Thjesht, s’e honeps dot.” 

25. William Faulkner për Mark Twain-in (1922)
“Një shkrimtar-mëditës i cili nuk do të konsiderohej në Evropë as në gradën e katërt, i cili zbukuroi disa struktura letrare tashmë të provuara me zjarr, me disa ngjyrime lokale të mjaftueshme për të intriguar sipërfaqësinë dhe përtacinë.” 

26. Evelyn Waugh për Marcel Proust-in (1948)
“Po lexoj Proust-in për herë të parë. Sa i varfër. Mendoj se ka qenë i mangët mendërisht.”

27. Ernest Hemingway për William Faulkner-in
“Keni dëgjuar ndonjëherë për dikë që pinte ndërkohë që punonte? Po mendoni për Faulkner-in? E bënte ndonjëherë – dhe unë mund t’ju tregoj në mesin e cilës faqe ai ka kthyer të parën.”

28. Katherine Mansfield për “Fundi i Howards-it” E.M. Forster (1915)
“Duke veçuar mbrëmë librat më të dobët që kisha, u ndesha me një kopje të “Fundi i Howard-it” dhe i hodha një sy. I dobët. E.M. Forster-i nuk shkon përtej ngohjes së çajnikut. Ai është i veçantë kur e bën këtë. Ndjeje këtë çajnik. A nuk është ngrohur për bukuri? Po, por aty nuk ka për të patur kurrë çaj. ”

29. Charles Baudelaire për Voltaire-n (1864)
“Unë u rrita mërzitshëm në Francë – dhe arsyeja kryesore është, që të gjithë këtu i ngjajnë Voltaire-t ... mbreti i leshkove, princi i sipërfaqësores, anti-artisti, kryetari i rojtarëve, Babai i Gigonës dhe botuesi i “Siecle” (Shekullit).”

30. George Meredith për Charles Dickens-in
“Pak nga Dickens-i do të mbijetojë sepse ai kishte një korrëspondencë të vogël me jetën ... Nëse romanet e tij do të lexohen në të ardhmen, njerëzit do të pyesin veten se ç’gjetën tek to, duke ruajtur disa elemente të mundshme të humorit pa kuptim mbi to.”

31. Mark Twain për Jane Austen (1898)
“Unë nuk kam asnjë të drejtë të kritikoj libra dhe nuk e bëj, përveçse kur i urrej ato. Shpesh dua të kritikoj Jane Austen, librat e saj më detyrojnë aq shumë saqë s’mund ta ndal furinë time para lexuesve; por unë ndal sa herë që ia nis. Sa herë që lexoj “Krenari dhe Paragjykim”, unë dua ta nxjerr atë prej varri dhe ta godas me një nga kockat e saj mu në çaçkë.”

32. George Moore për Gustave Flaubert (1888)
“Flaubert-i më mërzit. Çfarë pallavrash janë thënë për të!”

33. Gore Vidal për Alexander Solzhenitsyn (1980)
“Ai është një shkrimtar i keq dhe është i çmendur. Zakonisht ky kombinim është i suksesshëm në Shtetet e Bashkuara.”

34. Tom Wolfe për Ernest Hemingway-n
“Merrni Hemingway-n. Njerëzit mendojnë që arsyeja pse ai është i lehtë për t’u lexuar, është sepse ai është konciz. Apo jo? Unë e urrej koncizitetin – është kaq i vështirë. Arsyeja pse Hemingway është i thjeshtë për t’u lexuar, është sepse ai përsërit vetveten gjithë kohën duke përdorur “dhe-në” për mbushje.”

35. Virginia Woolf për “Uliksin” e James Joyce-it (1922)
“Më pëlqen “Uliksi” gjithnjë e më pak – gjë që është akoma dhe më pak e parëndësishme; dhe vetëdijshëm as që shqetësohem të gjej kuptimin e tij. Falë Zotit, s’më duhet të shkruaj për të.” 

36. George Bernard Shaw për William Shakespeare (1896)
“Me përjashtim të Homerit, nuk ka asnjë shkrimtar të shquar as edhe Sir Walter Scott-i, të cilin e përçmoj totalisht sa përçmoj edhe Shakespeare-in kur e krahasoj mendjen time me tijën. Rritja e padurimit me të, arrin të tilla nivele, saqë më lehtë do ta zhdepja në dru e do ta kapja me gurë, duke ditur paaftësinë e tij dhe të adhuruesve të tij për të kuptuar çfarëdolloj forme të fyerjes apo keqtrajtimit.”

37. Thomas Carlyle për Charles Lamb-in
“Charles Lamb, unë mendoj se është në një farë mase, që mund të konsiderohet, i çmendur. Një tutkun më për të ardhur keq, rakitik, gulçues, endacak e belbëzues unë nuk njoh. Ai është mendje mprehtë teksa mohon truizmin dhe heq dorë me betim nga sjelljet e edukuara. Ligjërata e tij përdridhet sa këtu sa atje me luhatje të vazhdueshme e të dhimbshme; as edhe një mendim në të apo fakt apo edhe frazë të cilën mund ta mbash mend ...”

38. Dylan Thomas për Edith Sitwell-in (1934)
“A s’është ajo një grua helmuese, gënjeshtare, e fshehtë, e parespektueshme, plagjate, keqcituese dhe më hajdute se cilido publicist letrar i të gjitha kohërave?”

39. Ernest Hemingway për James Jones-in (1951)
“Për mua ai është një ekspert i dhjerë dhe libri i tij do shkaktoj një dëm të madh në vendin tonë. Ndoshta duhet ta rilexoj për t’ju dhënë një përgjigje të saktë. Por s’kam nevojë të ha një thes të tërë me pisllëqe për të ditur që janë të tilla ... shpresoj që ai të vetvritet....”

40. Mark Twain për Sir Walter Scott-in (1883)
“Pastaj kemi Sir Walter Scott-in me hiret e tij dhe sipas mendjes së tij ... progresi madje edhe kur kthehet prapsht; i vendosur në një botë plot dashuri, me ëndrra dhe fantazma; me format të kalbura e prej derri të besimit; me degradimin dhe kalbjen e qeverisjes; me budallallëkun dhe kotësinë, me mashtuesit e mëdhenj dhe me kalorësit pa tru dhe të zhdukur prej kohësh në shoqëri. Ai shkaktoi dëme të pallogaritshme, më reale dhe të dëmshme se cilido individ tjetër që ka shkruar ndonjëherë.”

41. Ralph Waldo Emerson për Jane Austen (1861)
“Po më humb arsyeja dhe nuk e kuptoj dot, pse njerëzit vazhdojnë të mbajnë me të madh romanet e zonjushës Austen, të cilat mua më ngjajnë vulgare në ton, sterile në risitë artistike, të burgosura në konvencionet e mjeruara në shoqërisë angleze, pa gjeni, pa zgjuarsi apo njohuri mbi botën.”

42. James Dickey për Robert Frost-in (1981)
“Nëse është menduar se gjithçka unë kam shkruar ka qenë nën ndikimin e Robert Frost-it, do të merrja secilën vepër, do t’i grisja e do t’i hidhja në tualet duke shpresuar që të mos mbllokonin të paktën tubacionet ... me plotë kuptimin, është hero-adhuruesi më kaqol i cili pret që çdo student-poet të varet prej fjalëve të tij.” 

43. John Irving për Tom Wolfe (1999)
“Ai nuk di të shkruajë trill, ai s’mund të krijojë një personazh, ai s’di të krijojë një situatë ... Ti sheh njerëz që e lexojnë atë në avion, të njëjtët njerëz që lexojnë John Grisham-in, pash Zotin ... po e përdor argumentin kundër tij, atë që ai s’mund të shkruajë, fjalitë e tij janë dobta dhe ju bëjnë mornica trupin. Është si të lexosh një gazetë të keqe apo një artikull të keq në një revistë ... E keni parasysh, nëse ju do të ishit një skiator i mirë a do të shihnit dikë që rrëzohej vazhdimisht? A do t’mundnit? Unë nuk e bëj dot.”

44. Mark Twain për Bret Harte-in (1878)
“Harte-i është një gënjshtar, një hajdut, një mashtrues, një snob, një pijanec, një shtupë, një frikacak, ai është deri në fyt me tradhëti dhe e fsheh lindjen e tij prej çifuti si të ishte fatkeqësia më e madhe. Nga i di unë këto? Nga më e mira e provave, vëzhgimet personale.”

45. Anthony Trollope për Thomas Carlyle (1850)
“Kam lexuar – eh, e bleva! – “Pamfleti i Ditës së Prapme” të Carlyle-t dhe pashë tetë shilingat e mia të çuara dëm. Më ngjason se pika e kuptimit është përzier aq shumë në thesin me pisllëqe, saqë tani është krejt e pavlerë ... Gjithnjë e kam parë si një njeri të rrezikshëm i cili do të çmendej në letërsi dhe që tashmë e ka bërë një gjë të tillë.”

46. Arnold Bennett për Henry James-in
“M’u deshën vite për të përcaktuar se veprat e Henry James-it më jepnin sado pak kënaqësi ... Në këtë rast e pyeta veten: 'Për çfarë dreq flet ky roman dhe ku mendon se do dalë?' Pyetje pa përgjigje! Hoqa dorë. Sot nuk kam asnjë kujtim të cilitdo personazh apo ngjarjeje në roman.”

47. Mark Twain për James Fenimore Cooper-in (1895)
“Arti i Cooper-it ka disa defekte. Diku tek “Vrasësi i drerëve”, në hapësirën e kufizuar prej dy të tretat e një faqeje, Cooper-i ka shkruar 114 ofendime nga 115 të mundshme kundër artit letrar. Kjo thyen rekord.” 

48. Martin Amis për Gore Vidal-in (1995)
“Vidal-i të jep përshtypjen të besosh se e gjithë tërësia heteroseksuale – zyrat e regjistrimit, “Romeo dhe Zhuljeta”, pelenat njëpërdorimshe – janë thjesht histori keqardhjeje dhe vetë-hipnozë për masën histerike: një shaka, një mashtrim apo një propagandë e pastër.” 

49. Edward Fitzgerald për Elizabeth Barrett Browning (1861)
“Ajo dhe seksi i saj bëjnë mirë të rrinë në kuzhinë e pas fëmijëve; ndoshta dhe të varfërve; me përjashtim në ato romanet e vogla, ku ato ia kushtojnë vetën të një burri që di të bëjë diçka më mirë duke braktisur atë i cili e bën keq apo s’e bën fare.”

50. 6 Norman Mailer për “Një njeri i tërë” i Tom Wolfe-it (1998)
“Libri ka gaz dhe e mbaron atë, mbushet sërish dhe sërish thahet. Ai ka 742 faqe dhe në secilën prej tyre ndjehesh sikur zgjat pesëqind të tilla ... Në një pikë të caktuar, teksa lexon, has një skenë dashurie mes një burri dhe një gruaje që peshon rreth 136 kg. Me të hipur ajo sipër, gjithçka merr fund. Të biesh në dashuri apo të asfiksohesh. Kështu që ti lexon, rrëmbehesh, madje ndjen dhe kënaqësi tek këto grumbuj materialesh. Sidoqoftë deri tani ke rezistuar – si ia keni dalë mbanë? – të lini 136 kilogramë t’ju vënë përfund.”

Përktheu: Milli Bloom