Pages

Tuesday, December 1, 2009

Fëmijëria dhe adoleshenca e Joyce-t



James Joyce lindi në Rathgar, një periferi elegante e Dublinit, më 2 Shkurt të 1882, në një familje tërësisht katolike, si trashëgimtari i parë i Mary Jane Murray dhe John Stanislaus Joyce. Më 1887, pasi la punën si doganier John Joyce emërohet si mbledhësi i taksave të Dublin Corporation dhe familja u transferua në Bray, një qytezë njëzetë kilometra larg Dublinit. Pikërisht këtu Joyce i vogël kafshohet nga një qen, gjë e cila do të shkaktonte fobinë e tij të madhe ndaj këtyre kafshëve. Ai gjithashtu kishte frikë edhe nga stuhitë sepse njëra nga hallat e tij, shumë besimtare, i kishte thënë që ato ishin shprehja e zemëratës së Zotit. Frikërat do të bënin gjithmonë pjesë të identitetit të Joyce-it edhe pse ai do të kishte fuqinë t’i kalonte, nuk do ta bënte dot. Më 1891 Joyce shkruan veprën e tij të parë, një pamflet akuzues në emër të Timothy Healy, duke e akuzuar se braktisi në mes të një skandali liderin e partisë autonome, Charles Stewart Parnell, i cili u vra në 1891. Me vdekjen e Parnell autonomia e Irlandës u bë më e largët dhe John Joyce, autonomist i bindur, ishte aq i nxehur për këtë fakt saqë botoi disa kopje të kësaj vepre të parë të Joyce-it dhe i dërgoi disa kopje madje edhe Bibliotekës së Vatikanit. Të gjitha kopjet sot kanë humbur. Në nëtorin e po këtij viti John Joyce pushohet nga puna dhe nuk mundi të paguante më pagesën e Kolegjit prestigjioz Clongowes Wood, të cilin Joyce e ndiqte që prej 1888. James-i studjoi për disa kohë në shtëpi, më pas për një periudhë të shkurtër në shkollën e Vëllezërve të Krishterë, deri kur në sajë të rezultateve të shkëlqyera merret falas të studiojë në Belvedere College, një kolegj jezuit, edhe me shpresën e një “thirrjeje”. Që në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare Joyce-i kishte zhvilluar një karakter rebel dhe antikonformist që do ta dallonte edhe në të ardhmen e që refuzon krishtërimin, edhe pse filozofia e Shën Thomas d’Aquinit do të kishte një ndikim të madh në jetën e tij. Në Belvedere ai arrin rezultate të larta dhe fiton më shumë se një konkurs akademik. Në 1892 situata ekonomike përkeqësohet edhe më tepër ku John Joyce, për të paguar borxhet detyrohet të shesë pronat e tij në Corc. Alkolizmi i John-it dhe keqpërdorimi i të ardhurave do ta çonin familjen drejt rrënimit. 

Përktheu: Milli Bloom

No comments:

Post a Comment