Joyce-i regjistrohet në University College të Dublinit më 1898 ku do të studionte gjuhët moderne, veçanërisht anglishten, frengjishten dhe italishten. Manifeston karekaterin antikonformist shumë shpejt duke refuzuar të regjistrohej në një protestë kundër “Konteshës Cathleen”, një dramë e William Butler Yeats-it, që konsiderohej nga disa diskretetuese ndaj Irlandës.
Si përgjigje ndaj disa provokimeve kundër Ibsen-it (autor i cili në atë kohë konsiderohej imoral), në një nga takimet e Shoqërisë Letraro-Historike, një rreth historiko-letrar ku bënte pjesë, më 20 janar 1900 Joyce mbajti një fjalim publik me temë “Teatri dhe Jeta”, ku propozonte pikërisht Ibsenin si model referimi, një autor ky që qe një zbulim i vërtetë për Joyce-in. Aq shumë u dashurua Joyce pas Ibsen-it saqë mësoi norvegjisht vetëm e vetëm për të shijuar në original madhështinë e penës së tij. Për Ibsenin do të botonte edhe pak kohë më vonë, në revistën “Fortinghly Review” një recension me titullin “Kur ne të vdekshmit jemi të shenjuar”, për të cilën Joyce mori një letër falenderimi nga vetë dramaturgu norvegjez. Me honorarin e recensionit bëri një udhëtim të shkurtër në Londër e më pas u kthye tek i ati në Irlandë për t’u transferuar në Mulligar, ku filloi përkthimin e disa veprave të dramaturgut gjerman Gerhart Hauptmann, me shpresën se Teatri Irlandez do të pranonte t’i shfaqte, por propozimi iu hodh poshtë sepse Hauptmann nuk ishte autor irlandez. Nga kjo eksperiencë Joyce mori shkas dhe shkroi pamfletin “Dita e zakonshme”, ku denonconte proviancializmin e kulturës irlandeze. Më 31 tetor 1902 Joyce diplomohet. Gjatë universitetit shkroi edhe artikuj të tjerë dhe të paktën dy komedi të cilat fatkeqësisht kanë humbur. Janë vitet e eksperimenteve letrare ku vetë Joyce-i i jep emrin e epifanisë që do shfaqet më pas tek “Dublinasit” dhe veprat e tjera.
No comments:
Post a Comment