Alice Munro, who was awarded the 2013 Nobel prize for being a "master of the contemporary short story," was originally rejected for choosing short fiction for her art. (Paul Hawthorne / Associated Press /May 26, 2009)
Shkrimtarja kanadeze Alice Munro nuk ishte e re dhe tërheqëse mjaftueshëm. Të paktën jo në sytë e
botuesve të Alfred A. Knopf të cilët refuzuan ënveprën e saj 1960- dhe në '70-tat.
“Nuk ka dyshim se zonja di të
shkruajë por është po ashtu e qartë se ajo shkruan kryesisht tregime” shkruante
më 1971, botuesja e Knopf, Judith Jones.
Këtë javë, Qendra Harry Ransom, një arkiv dhe bibliotekë në Universitetin e
Austin-it, Teksas, i tregoi letrat e refuzimeve të Munro-s, një reporteri të Daily Texan.
Qendra Ransom posedon një numër të madh letrash refuzimi si pjesë e
Arkivit Alfred A. Knopf, duke përfshirë një letrën e refuzimit të librit të
parë me tregime të Munro-s dhe një mbi
ciklin e saj me tregime të shkurtra “Jetë grash dhe vajzash”, një libër që
vazhdimisht gabimisht i referohen si roman.
“Unë mendoj [se koleksioni] rrëfen
se çfarë vështirësish ka patur ajo në zhanrin në të cilin shkruan,” tha Jean
Cannon, koleksionist letrar, studiues që Qendrën Ransom, për Daily Texan. “Për mua është e
jashtëzakonshme që ajo i qëndroi të sajës dhe nuk iu dorëzua presionit për të
shkruar një roman.”
Munro, 82 vjeç, shkruan më shpesh për jetët e grave dhe familjeve në qytete të trilluara kanadeze që
shëmbëllejnë me Ontarion rurale në të cilën ajo u rrit. Profesori Brian Doherty
shqyrtoi letrat dhe i tha Daily Texan
se ishte e qartë që botuesit e Knopf-it e pëlqenin veprën e Munro-s por nuk u
dukej fitimprurëse.
“Është dëshpëruese kur sheh
se sa shumë shkrimtarë marrin në konsideratë të ndryshojnë qasjen e tyre ndaj të
shkruarit dhe qasjen e tyre ndaj letërsisë në mënyrë që të shiten,” tha Doherty.
Sigurisht, Munro nuk është e
vetmja fituese Nobeli që është refuzuar herët në karrierën e saj. Muajin e shkuar
janë botuar fragmente nga letrat e refuzimit të tri fituesve të çmimit Nobel
- William Faulkner, Ernest Hemingway dhe Isaac Bashevis Singer – në
katalogun online Thought Catalog me titullin e artikullit “14 Letrat e Refuzimeve
të Artistëve të Njohur”.
Ka të tjera refuzime nga Knopf,
duke përfshirë një drejtuar Vladimir Nabokovit dhe një tjetër ndja Jack Kerouac-ut. Duke
refuzuar “Në Rrugë” të Kerouac-ut, botuesi i Knopf-it, shkruan: “Ky është një
talent i udhëzuar keq ... ky roman me zvarritje të madhe dhe jobindës me siguri
do të shitet fare pak dhe dhe do të ketë komente të hidhura nga çdo anë.”
“Në Rrugë” u shit më shumë se
4 milionë kopje në Sh.B.A. që prej botimit të tij më 1957.
Përktheu dhe rekomandoi: Milli Bloom
No comments:
Post a Comment