Kët! Tamom kët m'vje me i
ulërit atyne katnareve qi shof dit për dit m'xhade!
I them vetes si ka munci
qi kalum ka gruja "n'ara e kantiere", ka gruja me bicepsin mo t'modh se t'burrit ... te kto?! Si?
Si ka munci qi s'e kqyrin
iher veten n'pasqyn kto goca qi dalin rrugve kshu, ku i numro ene palat e
bythve ene topat e celulitit? Ene mi t'gjitha thom PSE? Pse duhet i goc me
kaltur ene me master me i qit t'gjitha n'selamet? Ë?
M'kujtojn ate skeçin me
Vathen. S'e mani men Vathen e? Vathen mi! Kët!
I lëmë mënjanë shakatë
sepse e kam shumë, tej mase seriozisht!
Të kujdesesh për veten, të duash të dukesh bukur është mirë, është vetëvlerësim, është respekt për tjetrin POR këto ... këto kiçe kulturore që, të them të drejtën fjalën kulturë këtu në këtë togfjalësh më duket se e fyej rëndë, këto janë jashtë imagjinatës së shëmtisë.
Ç'model kulturor është ky
i sotmi? Nga i vjen vajzave shqiptare kjo mani zhveshjeje, ky imazh i deformuar
i së bukurës? Nga i vjen kjo prirje gati, them gati sepse nuk është vërtet e
natyrshme.
I sheh që në mëngjes me
një tualet të rëndë, suvatim mund ta quajmë përse jo dhe mos u përpiq të duash
të njohësh “fytyrën e vërtetë” poshtë tij. Veshje të ngushta qamet, ngjyra të
shëmtuara, dhe ta-ta-ta ta-taaaaaaa! Takat! Këto grataciela 15 cantimshe të marrin
mendtë veç t’i shohësh e jo të jesh mbi to! Në total sheh imazhin e një
prostitute në cilëndo rrugë me drita të kuqe kudo je nëpër Evropë. Por këtë,
vajzat tona të stisura nuk kanë nga ta dinë. Ky imazh i deformuar i “së bukurës”
apo siç quhet sot “seksi” për mendimin tim vjen nga shumë reklama, shumë TV,
shumë video muzikore me të cilat truri i tyre bombardohet. Sheh adoleshente
13-15 vjeçare apo edhe pak më të vogla a të rritura që duken mbi 25 dhe kur e
mendoj, nëse në Shqipëri do kishte ligje të forta kush e di sa djem e burra do
ishin në burg për marrëdhënie seksuale me të mitura, për shkak se duken si të
rritura por nuk janë. Japin një imazh për veten që nuk është i vërtetë e nuk ka
sesi të jetë. Kjo është një tjetër nga fatkeqësitë tona si komb dhe botëkuptim.
Gjithçka mësoi populli shqiptar prej kapitalizmit ishte sesi t’a çash rrugën me
bythë! Me plotë kuptimet e fjalës!
Kjo verë, megjithatë,
ishte një zbulesë më vete ... nuk ishte vera e streçeve porse e pantallonave të
shkurtra, aq të shkurtra saqë më mbeti mister i madh përse e kishin marrë
mundin t’i vishnin kur veç 5 cm gjë kishin mbuluar...
Deri diku, po pak fare,
mund të justifikoj vajzat që vijnë nga fshati në jetën e bukur prrallore të
Tiranës, mund të justifikoj "trendin" e Bllokut por prapë nuk mundem kurrësesi
të kuptoj këto nëna të cilat i sheh krah për krah me vajzat e tyre 12-13
vjeçare me këto pantallona të shkurtra n’maj t’bythës ku s’ka aspak vend
për imagjinatë. Vras mendjen ç’mesazh duan të përcjellin këto nëna përkrah
vajzave të tyre të njoma teksa vërdallisen kudo rrugëve të Tiranës? Ky është “malli”
i tyre? Po çmimi? Çmimi cili është? Një drekë? Një Hammer? Një apartament? E
ardhmja? Burri? Cili është çmimi mori gra që i nxirrni vajzat ashtu? Kjo është
të jesh “moderrne”, e bukur?
Moderne apo e bukur është
t’i mësosh vajzës tënde të duajë veten e ta respektojë atë! E bukur është t’i
mësosh vajzës tënde të dojë librat, dijen, kulturën. E bukur është t’i mësosh
vajzës tënde thjeshtësinë dhe t’i mësosh se e bukura e botës, e bukura tek
njerëzit qëndron tek shpirti, tek karakteri, tek vlerat që ne bartim e jo tek
lakuriqësia!
Milli Bloom
Haha pjesa e fillimit! Rrofshin strecet, sidomos ato leopard!
ReplyDelete