Hiperpoliglotët
mund të flasin një duzinë gjuhësh por a i kanë rrënjët e aftësive të tyre në
realitet apo në mit?
Atyre prej nesh aftësitë e
gjuhëve të huaja të të cilëve shtrihen pak përtej porositjes së një cerveza apo croque monsieur,
poliglotët janë për t’u admiruar e patur zili. Por hiperpoliglotët, të përkufizuar
këtu si dikush që njeh të paktën gjashtë gjuhë të huaja e ndoshta një duzinë, është
një specimen i frikshëm dhe enigmatik, si një gjeni muzike apo kampion
matematike. Munden vërtet disa individë të zhvillojnë një bollëk të njohjes së
gjuhëve të huaja kur të tjerët mundohen me bazat e njërës? A janë arritjet e më
të shkathtëve të botës të rrënjosura në mite apo realitet?
Kardinal Giuseppe Mezzofanti, thuhej se dinte 70 gjuhë. Foto: Universiteti i Bolonjës
I lindur në Bolonja më 1774,
thuhej se Kardinali Giuseppe Mezzofanti njihte më shumë se 70 gjuhë dhe kishte
aftësinë të kalonte nga njëra gjuhë në tjetrën pamundim madje krejt lehtësisht.
Sipas një anekdode të famshme, Papa Gregori XVI kërkoi një takim mes Mezzofanti-t
dhe një grupi studentësh të huaj, me qëllim ta hutonin kardinalin duke folur
gjuhët e tyre por u lanë të habitur kur ai nisi t’u përgjigjej secilit student.
Në një tjetër rast, një studiues rus, AV Starchevsky e ngatërroi Mezzofanti-n
gjatë një takimi në Romë duke biseduar në gjuhën ukrainase; pasi u ftua dy javë
më vonë nga bolonjezi, Starchevsky ishte i befasuar të dëgjonte Mezzofanti-n të
bashkëbisedonte rrjedhshëm në gjuhën ukrainase në atë takim. [...]
Artikulli i plotë The Guardian
Përktheu dhe rekomandoi: Milli Bloom
No comments:
Post a Comment