Është e frikshme në shumë,
tejmase shumë nivele qenësia jonë si popull.
Shoh kaq pak njerëz të angazhuar,
në fakt duhet të thoja të tmerruar ose të paktën të vendosur por jo, janë
thjesht si gjithmonë indiferentë me fatin e jetëve të tyre. Si gjithmonë...!
Kam përshtypjen se kështu kemi qenë që në krye të herës. S’duhet të kemi patur
asht të fortë për derisa kanë bërë me ne për më shumë se 500 e kusur vjet ç’të
deshin të huaj e tanët duke na vrarë e prerë dhe ne, gjithnjë me një përulje të
frikshme ndaj çdo kanosjeje. Me një kompleks inferioriteti e me tendenca të
forta mazokiste, të rrënjosur në thelbin tonë, mund ta shohësh sesi guxojnë dhe
e justifikojnë një nga katastrofat më të mëdha që mund t’i ndodhë vendit tonë
prej duarve tona. Shoh se si ka më shumë reagim për 10 pemë tek Namazgjaja sesa
për armët kimike. Shoh sesi ka më shumë reagim për martesat gay sesa për armët
kimike. Epo të dashur bashkëkombas hipokritë as do martoheni e as do keni
oksigjen shumë, shumë shpejt!
Ku janë trima shqiptarët? Në
shtëpi? Me gratë dhe fëmijët?
Ku e duan Shqipnin shqiptarët në
stadiume duke sharë euforikisht nga nëna e motra?
Jo shqiptar, jo!
Ta dush Shqipnin do të thotë një
herë të vetme të jemi të gjithë bashkë për diçka që s’ka lidhje me parti e
legena pushtetarë, që s’ka lidhje me sa klasë shkollë ke apo ku e ke lagjjen.
Që s’ka lidhje sa vjet ke ti n’Tiron e kur ke ardh ti tjetri.
Ka lidhje vetëm, eksluzivisht
vetëm me një gjë dhe ajo është JETA!
Si ka mundësi që s’e kuptojnë së
pari, hipokrizinë e tmerrshme që po ndodh para syve tanë! Vendimi i parë që
mori Këshilli i Ministrave në shtator 2013 ishte pikërisht ndalimi i importimit
të mbetjeve të riciklueshme në Shqipni, se medemek e dun fort! Dhe tani çfarë?
Për një haraç disa milionë euro dhe për hir të egocentrizmit frenetik të
kryemisnitrit a të gjithë soj e sorollopit të tij, për të qenë dhe këta njëherë
“vendimmarrës” në planet, t’na bëjnë ne gjëmën?!
Si mundeni njerëz të flini të
qetë, të hani të pini, të bëni dashuri të rrisni ato kalamoj e të pretendoni të
keni jetë “normale” kur shumë shpejt, fare pranë Tiranës do ketë armë kimike të
cilat s’po i pranojnë Sh.B.A-ja, Rusia, Franca, Gjermania, Norvegjia e kush
dreqi e di sa të tjera dhe i marrim NE? Pikërisht ne që s’lidhim dot brekët
tona? Ne që krahasimisht me milionat e km2 që ka Rusia, ai 28 mijshi
jonë është krejt qesharak?
Nuk ju dhimbset jeta juaj? Nuk ju
dhimbsen fëmijët? Nuk ju dhimbset Shqipnia që e krijoi Zoti e po ia marrim
shpirtin ne?
NESËR ora 13:00 PËRBALLË KRYEMINISTRISË PËR T'I THËNË JO ARMËVE KIMIKE NË SHQIPNI!
No comments:
Post a Comment