Martesa e shkrimtares së njohur angleze VitaSackville-West me Sir Harold Nicolson ishte e njohur për përkufizimin si “e hapur” që gëzonte, të dy bashkëshortët shijonin lumturisht lidhje jashtëmartesore gjatë 49 viteve që kaluan sëbashku.
Në fillim të viteve ‘20, Vita nisi marrëdhënien e saj të famshme me Virginia Woolf, autorja me ndikim të madh që ka shkruar "Mrs.Dalloway" dhe "Orlando", ky i fundit bazuar, pjesërisht, në jetën e Vitës.
Në janar të 1926,Vita me gjysmëzemër iu bashkua të shoqit në Londër, atëherë diplomat në Iran, për katër muaj të gjatë; më datë 21, ajo udhëtoi me tren dhe shkroi një letër të përmalluar për çfarë kish lënë pas.
“21 Janar 1926
Milano
Jam katandisur në një gjë që dëshiron Virginia-n. Shkrova një letër të bukur për ty gjatë natës së pagjumë e me makthe dhe tashmë s’është më: thjesht më ka marrë malli, në një formë krejt të dëshpëruar e njerëzore. Ti, me gjithë pirgun e letrave s’do mundje kurrë të shkruaje një frazë si kjo; ndoshta as nuk do ta ndjeje.
Unë ende besoj se do jesh e ndjeshme sado pak.
Por ti do t’i vishje frazës një vel të hollë saqë ajo do të humbte pak nga realiteti. Megjithatë, në mua është mjaft e zymtë: Më ka marrë malli për ty më shumë se ç’mund të mendoja; dhe isha e pregatitur se do t’më merrte malli një copë herë të mirë. Ndaj kjo letër është vërtetë një klithmë dhimbjeje. Është e pabesueshme sa e rëndësishme je bërë për mua. Kam përshtypje se je mësuar me njerëzit që ta thonë këtë. Dreqi e marrtë, krijesë e llastuar; nuk do të bëj t’më duash më shumë duke t’u dorëzuar kështu — Por e dashur, nuk mundem kurrë të distancohem prej teje: të dua shumë për ta bërë këtë. Sinqerisht shumë. Ti nuk e ke idenë sesa e tërhequr mund të jem me njerzit që nuk i dua. E kam përsosur në cilësinë e arteve të bukura. Por ti m’i ke shembur muret mbrojtëse. Dhe as që më vjen keq për këtë.
Gjithsesi nuk do të të mërzis më.
Jemi nisur sërish dhe treni lëkundet prapë. Duhet t’i shkruaj stacioneve – të cilët fatmirësisht janë të shumtë përgjatë luginës së Lombardisë.
Venecie. Shumë stacione, por nuk bëra ujdi me “Orient Express” për t’mos ndaluar tek ata. Dhe ja tek jemi në Venecie vetëm përdhjetë minuta,— kohë e pashpresë ku unë përpiqem të shkruaj diçka. S’kam kohë as të blej një pullë italiane, ndaj kjo do niset nga Trieste.
Ujvarat këtu në Zvicër kanë ngrirë në një masë të ylbertë perdesh të akullta, që varen prej gurëve; sa të bukura. Dhe Italia krejt e mbështjellë në borë.

Do të nisemi sërish. Duhet të pres deri nesër në mëngjes për në Trieste. Të lutem më fal që kam shkruar një letër kaq të mjerë.
V.”
V.”
Foto Virginia dhe Vita në 1933, bërë nga Leonard Woolf
Përktheu: Milli Bloom
The Lettersof Vita Sackville-West to Virginia Woolf