Pages

Saturday, January 22, 2011

The Irish Times - Saturday, January 22, 2011

Joyce-i shet shumë në tregun ndërkombëtar



Pyetje dhe përgjigje: DAVID dhe AISLING CUNNINGHAM shitës librash antikë “Cathach Books” në Dublin bisedojnë me EOIN BUTLER.

Sa kohë keni në këtë biznes? Që në Prill të 1988. Im at ishte një mësues i apasionuar pas librave të rrallë. Ai shkonte në shtëpinë e ankandeve dhe i telefononte nga shtëpia njerëzve që i shisnin këto libra. Pas daljes në pension të parakohshëm, ai vendosi ta kthente këtë hobi në biznes. Në këtë moment unë dhe motra ime Aisling u bëmë pjesë e gjithë kësaj.
Ç’lloj blerësish vijnë të trokasin në derë? Shumë duan të bëjnë një dhuratë kështu që kërkojnë botime e para. Të tjerë mund të jenë studiues të cilët janë në kërkim të një libri specifik mbi disa aspekte të Legjislacionin vendas le të themi. Ne shesim edhe në internet por kur njerëzit blejnë gjëra të çmueshme ata ende preferojnë të vijnë personalisht në dyqan.
Cili është libri më i vjetër që keni? Ne tregtojmë kryesisht për Irlandën por libri më i vjetër është një kopje e “Kronikat e Nurembergut”, që është historia e parë me ilustrime e botës. Ai është botuar më 1493 dhe vlen rreth €25,000: një kopje me ilustrime e bërë me dorë do të vlente edhe më shumë.
Cili është libri më me vlerë që keni? Një botim të parë të “Uliksit”. I botuar në Paris më 1922. Atëherë u shtypën 1.000 kopje, nga këto, 100 të parat ishin më autografin e Joyce-it. I joni është numri 46. Ka vlerën e rreth €100,000. Rekordi botëror për një vepër të letërsisë moderniste ka qenë €500,000 për një tjetër botim të parë të “Uliksit”. Ishte një numër më i hershëm, teta apo nënta dhe Joyce-i ia ka dedikuar një prej miqve të tij.
Këtu keni një letër të Mbretit William Orange. Shkrimi është i vështirë për t’u deshifruar dhe, ai i drejtohet për ndihmë vejushës së një ushtari? Po, i drejtohet njëfarë znj. Franshaw, bashkëshorti i së cilës kishte vdekur një vit më parë në betejën e Boyn-t, rreth një pensioni për të cilin ajo ka aplikuar. Shkrimi ka shumë mundësi të jetë i sekretarit të tij por është firmosur si: William R.
Cilat janë kualifikimet e duhura për të vlerësuar dhe shitur libra të rrallë? Ne jemi antarë të Shoqatës së Shitësve të Librave të Rrallë, kështu janë disa kode dhe standarde etike që duhet të ndiqen. Mund të bëhesh antar vetëm pasi ke një numër të caktuar vitesh eksperiencë.
Ka shumë “mashtrime” mes shitësve rivalë? Jo. Kam frikë se nuk ka aq shumë prej nesh sa të bëhen “mashtrime”, por konkurencë ka. Nëse je në një shtëpi ankandesh ti përpiqesh të konstatosh se kush ka qenë atje para teje dhe se sa mund të kenë ofruar.
Ju ka rënë ndonjë thesar në duar në krejt rastësisht? Pesëmbëdhjetë vite më parë ishte një kopje e “Libri i Kellëve” i 1923-t. Një blerës amerikan e mori nga rafti dhe pyeti sa kushtonte.  Aisling pa shënimin brenda faqes dhe i tha se kushtonte £35 por, kur teksa po shihte çmimin ajo vuri re një shënim të cilin s’e kishim vënë re më parë.  Ishte shkrimi dhe shënimi i James Joyce-it!
Uau, do keni dashur t’ia rrëmbeni nga duart librin? Aisling: Jo tamam por unë po lutesha që ai mos ta blinte. David: Faktikisht klienti tha “£35? Është shumë. Më duhet ta mendoj.” Ai u largua nga dyqani dhe ne menjëherë e rrëmbyem atë nga rafti.
Nënshkrimi ishte për John Healy, i cili qe xhaxhai i Nora Barnacle-t nga Galway. Ishte me datë dhe e firmosur nga James Joyce. Më pas ne e shitëm atë për £3,500.
Aisling: Dhe unë nuk mora as bonus!
Keni shitur ndonjëherë diçka pa vlerë? David: Nuk besoj. Mëson ca në tregti dhe nëse nuk të bind firma (shënjimi i autorit) thjesht nuk e blen.
Ka shumë autorë shkrimin e të cilëve do ta njihnit menjëherë? Vetëm kryesorët që shesim, nga Brendan Kennelly e më pas. Nuk mund ta marrësh një Joyce të firmosur për më pak se  katër shifra. Kështu që duhet të tregohemi të kujdesshëm.
Nëse do të duhet t’i klasifikosh shkrimtarët e mëdhenj irlandezë në bazë të fitimeve, kush do ishin në pesëshen më të mirë? Epo, Joyce është padyshim i pari. Ai shet shumë në tregun ndërkombëtar dhe e ka mbajtur vlerën e tij shumë mirë. I dyti, Wilde. Kemi disa botime të para të firmosura pre tij. I treti, Yeats. I katërti Beckett. Ai gjithashtu e ruan vlerën në tregun ndërkombëtar por më pak nëse nuk është një “Duke pritur Godonë” i firmosur. Në fund, sigurisht, Seamus Heaney. Është e jashtëzakonshme sa e koleksionojnë Heaney-n. Madje edhe një kopje e firmosur e koleksionit më të fundit, “Human Chain”, vlen rreth €150. Vepra më me vlerë që kemi prej tij është një botim i firmosur i “Bog Poems”, e botuar nga Queens University. Është një ekzemplar i fantastik në printim dhe lidhje, me ilustrime të mrekullueshme të Barrie Cooke. Është një prej 150 ekzemplarëve, kështu që vlen rreth €5,500.

Përktheu: Milli Bloom